Kanabisi në proces tharjeje, gati për trafikim! Gazetarja zbulon kapanonin e drogës

Në një kohë kur qeveria shqiptare mohon se në vend po kultivohet kanabis dhe Drejtori i ri i Policisë premtoi luftë ndaj këtij fenomeni, gazetarja Klodiana Lala ka sjellë për publikun pamje nga një kapanon, ku kultivohet dhe thahet lënda narkotike hashash.

Lala zgjodhi mbrëmjen e sotme të emisionin Në Shënjestër, ku publikoi vizitën e saj një prej kapanonëve të shumtë të hashashit.

Ajo dhe stafi i bashkëpunëtorëve u paralajmëruan të jenë diskretë në mbajtjen e fshehtë të vendit.

Në pamje duken një parcelë hashashi dhe më pas në një kapanon ku bima thahej, për t’u përgatitur për trafikim drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Artikulli paraprakMega-operacioni/ 150 të arrestuar për trafikun e drogës, zyrtarët amerikanë: Priten arrestime të tjera
Artikulli tjetërÇfarë po ndodh në Krujë? 130 qytetarë të tjerë përfundojnë në spital prej helmimit nga uji