Kanabisi në proces tharjeje, gati për trafikim! Gazetarja zbulon kapanonin e drogës

Në një kohë kur qeveria shqiptare mohon se në vend po kultivohet kanabis dhe Drejtori i ri i Policisë premtoi luftë ndaj këtij fenomeni, gazetarja Klodiana Lala ka sjellë për publikun pamje nga një kapanon, ku kultivohet dhe thahet lënda narkotike hashash.

Lala zgjodhi mbrëmjen e sotme të emisionin Në Shënjestër, ku publikoi vizitën e saj një prej kapanonëve të shumtë të hashashit.

Ajo dhe stafi i bashkëpunëtorëve u paralajmëruan të jenë diskretë në mbajtjen e fshehtë të vendit.

Në pamje duken një parcelë hashashi dhe më pas në një kapanon ku bima thahej, për t’u përgatitur për trafikim drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Exit mobile version