Kancelari gjerman dhe kryeministri britanik do të nënshkruajnë traktat të ri për të “reformuar” marrëdhëniet e tyre dypalëshe

Kancelari gjerman  Olaf Scholz dhe kryeministri britanik Keir Starmer njoftuan sot në Berlin se do të nënshkruajnë një traktat të ri dypalësh që synon “riformimin” e marrëdhënieve midis Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar pas Brexit.

 

Traktati do të jetë “mundësia e një brezi” për të dy vendet që të forcojnë edhe një herë marrëdhëniet e tyre në një numër fushash, duke përfshirë tregtinë, shkencën dhe teknologjinë, tha Starmer, i cili bëri vizitën e tij të parë në Gjermani pas marrjes së detyrës në fillim të korrikut.

Ky rirregullim i marrëdhënieve me Gjermaninë dhe në përgjithësi me Bashkimin Evropian “nuk do të thotë se ne duhet ta kthejmë Brexit-in ose t’i bashkohemi tregut të vetëm ose bashkimit doganor, por do të thotë një marrëdhënie më e ngushtë,” theksoi ai.

Olaf Scholz e përshëndeti këtë iniciativë dhe deklaroi, gjatë një konference të përbashkët për shtyp, se dëshiron t’i përgjigjet “dorës së shtrirë” nga Londra.

Artikulli paraprakVIDEOLAJM/ Si nisi sherri në Palasë në Clubin “Sin”/ Biznesmeni Luçiano (Artur) Koçeku dhe miku i tij, Fatbardh Aliaj u dhunuan nga disa persona me precedent penale!
Artikulli tjetër“Kryetari i Këshillit urdhëroi të mbyllej dera e së vdekurës me çelës”- Dëshmia e ish-të burgosurit politik: Ildishane Kalo na tha se…