Kandidatët e Koalicionit Euroatlantik denoncojnë aferën në Pazarin e Korçës: Tenderi që u dha pa garë ka përfunduar me punime jo cilësore

Tre kandidatët për deputetë të Koalicionit Euroatlantik, Marinela Ziu, Elvin Bregu dhe Shpëtim Agolli, kanë denoncuar atë që e quajnë një aferë korruptive në rikonstruksionin e Pazarit të Korçës.

Sipas tyre, ky projekt është një tjetër rast i shpërdorimit të fondeve publike përmes një tenderi pa garë dhe me fitues të paracaktuar, ashtu si rikonstruksioni i Parkut “Rinia” dhe sheshi pranë kullës “Panorama”. Ata theksojnë se, përveç keqmenaxhimit financiar, Pazari i Korçës është kthyer në një zonë të mbushur me biznese të falimentuara, mbeturina dhe infrastrukturë të dobët që përmbytet me reshjet e para.

Kandidatët e Koalicionit Euroatlantik shprehen se do të vazhdojnë të denoncojnë aferat korruptive dhe të jenë në krah të qytetarëve për zgjidhjen e problemeve të tyre. Ata i bëjnë thirrje qytetarëve të bashkohen në kauzat e tyre, duke theksuar se “Korça meriton më shumë”.

Postimi i plotë:

Përtej propagandës, Pazari i Korçës është jo vetëm një nga historitë e shpërdorimit të parave publike nëpërmjet një tenderi pa garë me fitues të paracaktuar, sikurse rikonstruksioni i Parkut “Rinia” dhe sheshit tek kulla “Panorama”, por mbi të gjitha, fatkeqsisht, një varrezë me biznese të falimentuara, të mbuluara nga pirgje plehrash dhe ku nga cilësia shumë e dobet e punimeve, mjafton një shi… dhe gjithçka përmbytet.

Kandidatët e Koalicionit Euroatlantik janë në krahë të qyetarëve, duke denoncuar çdo ditë me prova dhe fakte jo vetëm aferat korruptive të pushtetarëve lokalë, duke qenë garant i zgjidhjes së problemeve dhe halleve të tyre të përditshme.

Ju ftojmë të na bashkoheni në kauzat tona që janë edhe kauzat tuaja sepse Korça meriton më shumë.

Artikulli paraprak“Shumë shtete në kontinentin afrikan refuzojnë”- Rëndësia e njohjes së Kosovës nga Kenia, analiza e REL: Mund të sjellë ndryshim të kësaj politike, i nxit të marrin të njëjtin vendim
Artikulli tjetërShembja e ndërtesës në Bangkok për shkak të tërmetit në Mianmar, të paktën 15 persona konfirmohen të gjallë nën rrënoja! Raportohet për rreth 100 punëtorë të zhdukur