Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën në Drejtësi, Oerd Bylykbashi ka denoncuar veprimet antikushtetuese që po ndërmerren në kuadër të procesit të Vettingut. Përmes një reagimi publik, Bylykbashi ka deklaruar se i gjithë procesi që ka ndërmarrë Avokati i Popullit është kryer në kundërshtim të hapur me Kushtetutën. “Avokati i Popullit deklaron se 84 aplikantë na plotësonkan kriteret formale për ‘vitingun’ e kryeministrit! Për ata që kishin dyshim, besoj e kujtoni se ky Avokat u përzgjodh në selinë e PS, ku kryetar komisioni ishte vetë lideri Rama dhe midis të gjitha platformave të konkurrentëve për avokat, e tija rezultoi me bindësja. Para pak javësh, vetëm 21 aplikantë na i plotësonin kriteret për 27 poste dhe procesi u mbyll me dështim spektakolar. Por ja, me pak vullnet politik, Avokati fiks i katërfishoi aplikantët. Edhe orizi për pilaf nuk shton kaq. U dha kohë bashkë me qeverinë, i ndihmuan të plotësojnë dosjet dhe u krye kjo punë. E shihni, tashmë ka më shumë se 3 kandidatë për secilin nga 27 postet e ‘vitingut’. Siç thoshte Lenini i madh ‘Where there is the will, there is a way!’. Apo në dialekt vitingshe, boll të kesh dëshirë se gjendet zgjidhja. U fut lista në ‘Ofiçinën e Riparimit të Mjeteve të Ndërtimit’ dhe u gjet një zgjidhje. Rikualifikojmë ata që dështuan sipas ligjit. Nuk e lejon Kushtetuta dhe ligji i vitingut, po pse, këto do i pengonin Ramën e të tijtë që të kapin drejtësinë? Ku i dihet, humbasin zgjedhjet dhe u duhen çunat dhe gocat! Tashmë, pas kësaj palaçiate ku pa ligj sajohen procedura dhe afate, imagjinoni se ç’do të ndodhë në këtë vend për gjëra të tjera. Për shembull, sajojmë procedura për të kopsitur zgjedhjet pa opozitën, madje kontrollin e dekriminalizimit ta kalojmë me vendim të Kuvendit tek Avokati që të mos kemi probleme me kandidatët se helbete KQZ nuk e bën si duhet se nuk janë të gjithë të qeverisë e dalin lakrat! Ta themi troç: vendimi i Kuvendit që sajoi procedura dhe afate është pa asnjë bazë kushtetuese dhe ligjore. Po kështu janë të gjitha veprimet e Avokatit të Popullit. Për rrjedhojë edhe produkti nuk i shpëton dot këtij fati! Legjitimitet zero! P.s.: sa për kujtesë, nëse Presidentit të Republikës i kalonte afati, procedura i kalonte Avokatit të Popullit, ndërsa këtyre aplikantëve nuk ka problem nëse u kalonte afati se ua zgjat Avokati me qeverinë”, shkruan Bylykbashi në reagimin e tij. PD ka kundërshtuar dje vijimin në mënyrë antiligjore të procesit të përzgjedhjes së komisionerëve të Vettingut pasi kishte dështuar më parë sigurimi i një numri të mjaftueshëm të konkurrentëve që plotësonin kriteret.
Kryesore
Continue to the categoryMyzafer Elezi: Rikthimi i “Policimit Vullnetar” – legalizim i patronazhimit politik
Nga Myzafer Elezi
Më 28 maj 2025, Qeveria miratoi Vendimin e Këshillit të Ministrave “Për organizimin, funksionimin dhe fushën e veprimit të policimit vullnetar”. Ky...