Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ka zhvilluar një mbledhje gjatë ditës së sotme (25 prill) ku janë miratuar 10 vendime.
Ndër to, në njoftimin e KLP bëhet me dije se ka nisur verifikimi i pasurisë së prokurores Anita Jella në kuadër të kandidimit të saj për pozicionin e drejtueses së prokurorisë së Durrësit.
Po ashtu, kanë nisur procedurat për verifikimin e pasurisë dhe fugrës për Albert Muçajn i cili ka rikandiduar për pozicionin e drejtuesit të prokurorisë së Shkodrës. Për këtë prodedurë verifikimi është caktuar me short Olger Eminaj si relator.