Kandidati i Berishës në Vlorë: Berisha është fatkeqësi!

Një deklarim i çuditshëm ka ndodhur në Vlorë. Gjatë prezantimit të kandidatit Hysni Sharra, kandidat i Sali Berishës e Ilir Metës, vetë kandidati e ka quajtur Berishën fatkeqësi.

Teksa e ka ftuar në podium për të marrë fjalën, kandidati Sharra ka deklaruar: “Dhe tani kam nderin të ftoj liderin historik të Partisë Demokratike, prof. dr. Sali Berisha, fatkeqësinë e fundit që ka Shqipëria.”

Ka shumë raste në Shqipëri që kandidatët e foltores nuk e duan Sali Berishën, mendojnë që është fatkeqësi e burim fatkeqësish, por kanë kandiduar për interes, duke parë se Berisha ka mbledhur disa militantë të zjarrtë.

Nuk dihet nëse deklarimet e Sharrës duhen shpjeguar me psikanalizë. Frojdi na mëson se pavetëdijshmja në një moment i ndërhyn të vetëdijshmes, pa leje.

A mos edhe Hysni Sharra në të pavetëdijshmen e tij, mendon se Berisha është fatkeqësi dhe, e pavetëdijshmja i ka ndërhyrë në të vetëdijshmen, duke bërë që ai ta deklarojë publikisht në podium se Berisha është fatkeqësi?

Exit mobile version