Nëpërmjet një statusi në profilin e tij në rrjetin social facebook, Anëtari i Kryesisë së PD-së Deamokratët Euratlantikë, njëkohësisht kandidat i listës së hapur për qarkun Vlorë, Myzafer Elezi, i bën thirrje votuesve të diasporës të bëhen pjesë e ndryshimit në 11 maj, duke u regjistruar si votues, por dhe duke votuar për koalicionin Demokratët Euroatlantikë.
Më poshtë reagimi i plotë i Myzafer Elezit:
Bëhuni pjesë e ndryshimit.
Të dashur bashëatdhetarë, kudo ku ndodheni.
Shqipëria ka nevojë për zërin dhe votën tuaj.
Më 11 maj 2025, për herë të parë, ju që ndodheni jashtë vendit keni mundësinë të ushtroni të drejtën tuaj të votës dhe të ndikoni në të ardhmen e vendit.
✅ Regjistrohuni tani në portalin e KQZ dhe sigurohuni që vota juaj të numërohet.
Afati për regjistrim po afron, mos e lini për në minutën e fundit.
Pse është e rëndësishme të votoni?
Për të sjellë ndryshimin që Shqipëria ka pritur për kaq gjatë;
Për të ndalur korrupsionin dhe për të ndërtuar një shtet të drejtë;
Për një ekonomi që ofron mundësi dhe nuk detyron shqiptarët të largohen;
Për të forcuar lidhjen e Diasporës me atdheun dhe për të bërë zërin tuaj të dëgjohet.
Mos e humbni këtë shans historik.
Në fletën e votimit, votoni emrin e kandidatit që preferoni. Zgjidhjeni ju deputetin tuaj.
Votoni për një Shqipëri europiane, të lirë dhe të drejtë.
Regjistrohuni sot dhe bëhuni pjesë e ndryshimit.
https://diaspora.kqz.gov.al/
Shqipëria meriton më shumë.
Me respekt,
Myzafer Elezi
Kandidat për deputet në qarkun e Vlorës
PD Demokratët Euroatlantikë
#Koalicioni_Euroatlantikë