Në një deklaratë të tij kandidati i Koalicionit Euroatlantik për qarkun e Durrësit Albor Elezi ka thënë se do të jetë gjithnjë zëri i qytetarëve duke i mbështetur në kërkesat e dhe problematikat e tyre. Ne pretendojmë ka shtuar ai për një qeveri që do të jetë përkrah shqiptarëve dhe jo përballë tyre.
Synimi im dhe i forcës politike që unë përfaqësoj është rinagjallja e ekonomisë shqiptare duke fuqizuar dhe mbështetur ndërrmarrjet e vogla dhe të mesme duke sjellë një klimë sa më tërheqëse për biznesin vendas dhe atë të huaj – ka vazhduar më tej ai.
Gjithashtu Albor Elezi ka premtuar se do t’i përfaqësojë qytetarër e qarkut Durrës denjësisht dhe se do të kërkojë programe dhe nisma që do të mbështesin rininë shqiptare për t’i shkolluar në shkolla profesionale që këta të rinj të jenë të aftë profesinalisht dhe të përgatitur për tregun e punës.
Së bashku do ta bëjmë Shqipërinë më të mirë -ka përfunduar Albor Elezi. Votoni ndryshimin, votoni Koalcionin Euroatlantik!