Kandidati i Koalicionit Euroatlantik Durrës, Joni Myshketa, falënderon qytetarët për mbështetjen: Nëse do të jemi të gjithë bashkë premtoj që zëri juaj nuk do të injorohet!

Kandidati i Koalicionit Euroatlantik për qarkun e Durrësit Joni Myshketa në një prononcim të tij në rrjetet sociale se falë denoncimit bërë para disa muajsh për gjendjen e mjerueshme të rrugës “Valbona” nga ai personalisht por edhe presionit të vazhdueshëm nga forca politike që ai përfaqëson, më në fund strukturat shtetërore janë dorëzuar dhe tashmë rruga është shtruar duke qenë e sigurt♪7 dhe e kalueshme për të gjithë.

Presionit qytetar dhe reagimi ynë i vazhdueshëm ka shtuar më tej Myshketa , i dha frytet e veta dhe ky rast është një shembull se nëse të gjithë bashkë ngremë zërin ndaj padrejtësive zëri i qytetarëve nuk mund të injorohet në pafundësi dhe ndryshimi është i mundur.

Në fund të postimit të tij Joni Myshketa falenderon qytetarët për mbështetjen duke theksuar se Durrësi meriton më. shumë

Ja edhe postimi i plotë i tij:

Zëri i qytetarëve nuk mund të injorohet!

Para disa muajsh denoncuam gjendjen skandaloze të rrugës Valbona në Durrës, e cila ishte bërë burim rreziku për banorët dhe drejtuesit e mjeteve.

Falë presionit publik dhe reagimit tonë të vazhdueshëm, rruga është shtruar dhe tashmë është e kalueshme dhe e sigurt për të gjithë!

✅ Ky është një shembull konkret se kur denoncojmë padrejtësitë, kur flasim me zë të lartë, ndryshimi është i mundur.

Ne nuk do të ndalemi! Çdo padrejtësi, çdo problem, çdo shpërdorim që prek jetën e qytetarëve do të denoncohet.

Faleminderit të gjithëve që na mbështesin dhe që besojnë në fuqinë e veprimit qytetar.

Durrësi meriton më shumë!

4️⃣
Jonuz Myshketa

Exit mobile version