Kandidati i Koalicionit Euroatlantik, Gjergji Nika, i përgjigjet Edi Ramës për FRPD Vlorë: Fake merkato dhe të rinj pazaresh

Kandidati i Koalicionit Euroatlantik Vlorë, Gjergji Nika, i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili një ditë më parë bëri një postim me të rinj demokratë nga Vlora, të cilët i ishin bashkuar Partisë Socialiste.
Nëpërmjet një reagimi, Nika sqaron të gjithë të vërtetën e situatës së krijuar, duke u shprehur se “e gjithë kjo FRPD pazaresh është “shkëput totalisht” nga PD dhe demokratët derisa sot, doli kundër”.

“Historikisht kjo ka qenë fatkeqësia e PD: Në rastin më të mirë nuk ka pasur kujtesë historike e moral politik të dyshimtë; në rastin më të keq KANË QENË GJITHMONË BASHKË, duke shkëmbyer edhe “të vetët” kur ju duhen për propagandë.” – vijon më tej kandidati i Koalicionit Euroatlantik Vlorë, Gjergji Nika.

Më poshtë reagimi i plotë:

Fake merkato!

Në 2021, ende pa përfunduar zgjedhjet, FRPD në Vlorë dhe ata që ishin rreth saj kishin filluar të ndanin postet pa pasur asnjë kontribut në parti e jetën partiake: drejtor porti, drejtor doganash, drejtorë tatimesh e hipotekash… Të gjitha ato vende ku mendonin se kishte para që të mund të vidhnin!

Kur PD nuk fitoi synuan poste drejtuese në Këshillin Kombëtar të Bashës. Duke shfrytëzuar kuotat e rinisë u katapultuan në poste drejtuese.

Kur në skenë doli Foltorja dhe Rithemelimi, në bashkëpunim me drejtues të Rithemelimit kaluan nga Berisha dhe, përsëri me makinacione hynë në Këshillin Kombëtar e në Kryesi.
FRPD, që sot del krah Ramës, shfrytëzoi drejtues të lartë politikë të PD-së së Berishës për të krijuar OJF të ndryshme me qëllim përfitimi, shfrytëzoi edhe “ideologë” të PD për t’u bërë e njohur “kombëtarisht”.

E gjithë kjo FRPD pazaresh është “shkëput totalisht” nga PD dhe demokratët derisa sot, doli kundër.
Në krah të Ramës sot dolën nje grup shoqëror, që kryeministri i mbledh dhe i quan të rinj të FRPD, të cilët e morën peng dhe ishte pengu më i bukur ku është marrë…

Historikisht kjo ka qenë fatkeqësia e PD: Në rastin më të mirë nuk ka pasur kujtesë historike e moral politik të dyshimtë; në rastin më të keq KANË QENË GJITHMONË BASHKË, duke shkëmbyer edhe “të vetët” kur ju duhen për propagandë…

Paska pasur të drejtë Basha, që këto prurjet “e reja” pa histori, pa biografi politike e moralisht të paqëndrueshme nuk i vendosi në lista, pavarësisht presioneve…

Ndërsa Rama, sado të bëjë retorikë që ishte pengu më i bukur ku u mor, në fakt është peng i krimit e i korrupsionit!

Koha për ndryshim, sepse Shqipëria meriton më shumë…

Artikulli paraprakBerishës dhe Ramës kurrizin, aman Bashës…dhëmbët!
Artikulli tjetërShuhet në moshën 79-vjeçare profesor doktor Selman Sheme, ish kryetar i Shoqatës “Çamëria”