Kandidati i Koalicionit Euroatlantik, Gjergji Nika: Mbështetje SPAK-ut pa rezerva

Nëpërmjet një postimi, kandidati i Koalicionit Euroatlantik për Vlorën, Gjergji Nika, shprehet se grupimi që ai përfaqëson do të mbështesë pa asnjë rezervë Prokurorinë e Posaçme, duke vendosur në dispozicion të gjitha burimet financiare dhe njerëzore.

Më poshtë postimi:

Koalicioni Euroatlantik do të mbështesë pa asnjë rezervë SPAK-un dhe do të vendosë në dispozicion të tij, të gjitha burimet financiare dhe njerëzore që i nevojiten.

Për ta forcuar edhe më shumë luftën kundër korrupsionit, ne do të ndërmarrim këto masa:

Heqjen totale të imunitetit të deputetëve për t’i hapur rrugë hetimit të plotë nga SPAK;

Veting të politikanëve, sipas modelit të vetingut në drejtësi;

Reformim të KLSH-së, duke e shndërruar atë në Gjykatë Auditi, ku:

✔️anëtarë të saj vetohen para emërimit,
✔️kryetari zgjidhet nga Kuvendi me shumicë të cilësuar, bazuar në propozimin e opozitës,
✔️vendimet e saj të jenë titull ekzekutiv, d.m.th. të detyrueshme për zbatim.

Inspektoriati Kombëtar do të reformohet duke u bërë vetëm 1 (Një) dhe do të fokusohet në tre fusha prioritare: siguria ushqimore, siguria e shëndetit publik dhe siguria teknike;

Aplikimi i ligjit antimafia, për verifikimin e kontratave të koncesionit të Partneritetit Publik Privat (PPP-ve) dhe të partneriteteve strategjike.

# Shqipëria meriton më shumë!

Exit mobile version