Kandidati i Koalicionit Euroatlantik, Naim Meta: 11 Maji – Dita Kur Elbasani Zgjohet!

Nga Naim Meta

Të dashur miq, bashkëqytetarë të Qarkut të Elbasanit, po afrohet dita kur fjala juaj ka më shumë peshë se kurrë më parë. Kanë mbetur më pak se dhjetë ditë nga dita e ndryshimit, dita e ringjalljes së shpresës, dita kur ju do të keni fuqinë ta ktheni Elbasanin në rrugën e dinjitetit dhe zhvillimit. Është momenti kur me mençurinë dhe guximin tuaj do të vendosni për të ardhmen, për fëmijët tuaj, për çdo shtresë që është lënë pas dore nga politika e vjetër.

Elbasani nuk ka nevojë për premtime boshe, ai ka nevojë për veprim. Dhe ky veprim nis me votën tuaj. Më 11 maj, tregoni se jeni ju sundimtarët, jo të sunduarit. Zgjidhni me dinjitet ata që janë të gatshëm t’ju shërbejnë, jo t’ju përdorin. Votoni drejt, votoni për ata që janë pranë jush, për ata që e kanë dëshmuar përkushtimin dhe transparencën.

Zgjedhja është e qartë: vetëm kolona 4, me listë të hapur 100%, ju jep fuqinë ta zgjidhni direkt kandidatin tuaj. Votoni numrin 4, Koalicioni Euroatlantik dhe jepini Elbasanit jetën që meriton.

Exit mobile version