Kandidati i Koalicionit Euroatlantik, Vlorë, Myzafer Elezi: Më 11 maj, Shqipëria vendos për të ardhmen

Nga Myzafer Elezi

Të nderuar qytetarë,

Të dashur studentë, familjarë, miq tepelenas, kolegë të Policisë së Shtetit, dhe ish-punonjës të nderuar të saj,

Më 11 maj 2025, Shqipëria vendos për të ardhmen.

Unë, Myzafer Elezi, kandidat për deputet në listën e hapur të Koalicionit Euroatlantik, nr. 4 në fletën e votimit në Qarkun e Vlorës, ju kërkoj përkrahjen dhe votën tuaj të besimit.

Jam biri i Tepelenës, banor i Vlorës prej gati 30 vitesh, pedagog në auditorët e këtij qyteti dhe profesionist me një karrierë të gjatë në fushën e sigurisë. Kam qenë gjithmonë pranë qytetarëve, pranë studentëve, pranë kolegëve në uniformë dhe ish-punonjësve që kanë shërbyer me dinjitet.

Studentë dhe familjarë, zëri juaj meriton të dëgjohet në Parlament. Do jem zëri që mbron të drejtën për arsim cilësor, praktika profesionale, dhe mbështetje për punësim.

Komuniteti tepelenas në Vlorë dhe Sarandë, kemi rrënjë të përbashkëta, por edhe të ardhme për të ndërtuar bashkë. Vota juaj është forcë për përfaqësim të denjë.

Punonjës të ndershëm të Policisë së Shtetit dhe të dalë në reformë, do jem zëri juaj për dinjitetin, sigurinë në punë, dhe një sistem karriere të drejtë.

Ish-punonjës të Policisë në pension, respekti për kontributin tuaj nuk duhet të jetë vetëm simbolik. Do punoj për një trajtim të denjë dhe kujdes të vazhdueshëm për ju.

️ Votoni Myzafer Elezii – Nr. 4 në listën e Koalicionit Euroatlantik, Qarku Vlorë.

Zëri juaj në Parlamentin e ardhshëm.

Për më shumë siguri, dinjitet dhe përfaqësim të vërtetë.

Faleminderit për mbështetjen tuaj!

Exit mobile version