Kandidati i PD në Lushnje Indrit Sefa fushatë derë më derë/ Bashkia do të jetë një derë e hapur në shërbim të qytetarëve

”Sot ju bashkova fushatës derë më derë të lajmëtarëve të fitores. 💪✌️

15 vite keqqeverisje nga Partia Socialiste janë një barrë shumë e rëndë për bashkëqytetarët tanë. Lushnja është familja jonë e madhe dhe 6 Marsi është mundësia për një qeverisje në shërbim të qytetarëve. 🇦🇱✌️

Do trokasim në çdo derë, do mbajmë shënim shqetësimet e shtuara të bashkëqytetarëve të mi, do ofrojmë zgjidhet tona, duke besuar se më 6 Mars bashkia do ti kthehet qytetarëve. Modeli ynë është i njëjtë me atë që bashkëqytetarët e mi më ofruan sot: Bashkia do të jetë një derë e hapur në shërbim të tyre. 🤝” shkruan Sefa

Artikulli paraprakBasha: Modelet e traditës së keqe komuniste vijojnë të dëmtojnë lirinë dhe besimin
Artikulli tjetërKandidati i PD për Durrësin, Luan Hoti, zbulon sloganin dhe posterin e fushatës