Kandidati i PD-së në Durrës takim në një fasoneri, Luan Hoti: Konsultim pas 6 marsit për uljen e taksave vendore

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë Durrës, Luan Hoti, pati një takim me punonjësit dhe menaxheren e një fasonerie në Shkozet.

“Ju falenderoj që erdhët, që na konsideruat, që të shpresim shqetësimet tona dhe gjërat që na jep bashkia e Durrësit për momentin. Ne jemi një fasoneri që mbajmë 34 persona, 34 familje brenda. Pjesa me e madhe kanë vite me ne por pakënaqësitë janë të mëdha për arsyen se taksat që paguajmë, taksat e bashkisë janë shumë.

E di që jemi bërë monotonë me këto “Ulni taksat!” por me çmimet që vijnë nga jashtë, duke qenë që Shqipëria konsiderohet ende një botë e tretë, brenda atij çmimi ne duhet të nxjerrim taksat, rrogat e punëtorëve, duhet të nxjerrim gjithë shpenzimet. Mendoj që është mirë që taksat e bashkisë të reduktohen”, i kërkoi Manjola Misiri, menaxherja e fasonerisë, kandidatit demokrat Hoti.

Misiri kërkoi edhe përmirësimin e infrastrukturës, parkimet, gjelbërimin dhe transportit publik, edhe pse paguajnë taksat por shërbimet nuk i marrin.

 

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fkandidati i pd se ne durres takim ne nje fasoneri luan hoti konsultim pas 6 marsit per uljen e taksave vendore%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb

 

“Premtimet e mia nuk janë në ajër por me këmbë në tokë. Brenda 100 ditëve do të filloj një konsultim masiv me biznesin, nga biznesi i vogël deri te biznesi i madh. Unë mendoj që duhen përgjysmuar taksat e bashkisë për biznesin, që ta ndihmojmë biznesin. Unë do jem në bashkëbisedim gjithnjë me biznesin sepse dihet që është motorri i zhvillimit. Duke përgjysmuar taksat, punëson një njeri më shumë”, theksoi Hoti në përgjigjen e tij për taksat vendore.

Po ashtu Hoti tha se do bëhen përpjekje për të ndihmuar punonjësit e bizneseve me biletën e transportit publik, teksa sipas tij zhvillimi i biznesit sjell punë për të rinjtë që të mos largohen nga Durrësi.

Më pas Hoti komunikoi drejtpërdrejt me punonjëset e fasonerisë, duke i pyetur ato se çfarë do të donin që të ndryshonte në Durrës.

Artikulli paraprakDemokratët nuk mbarojnë!
Artikulli tjetër“Së bashku në emër të miqësisë së kohërave për të ardhmen e përbashkët europiane”, Gjekmarkaj takon ambasadorin italian