Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, ku kandidati i Rilindjes për Bashkinë e Dibrës, Dionis Ymeraj, ka përplasur me makinë një 64 vjeçar, por ngjaja është mbajtur e fshehtë nga policia.
Ngjarja është bërë publike mbrëmjen e sotme nga ish-Kryeministri Sali Berisha.
Ja postimi i ish-Kryeministrit Berisha
Narkokandidati aksidenton qytetarin!
Narkopolicia dhe narkopartia fshehin aksidentin!
Keshtu, kur te aksidentojne narkohorrat e narkopartise faji eshte gjithmone i yti!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb
Përshëndetje doktor !
Mbrëmë rreth orës 20:30 , makina e kandidatit për kryetar Bashkie të Partisë Socialiste , Dionis Ymeraj ka aksidentuar një qytetar 50 m larg Drejtorisë së Policisë .
Ai është ing.Sefer Manreka 64 vjeç dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e traumës në Tiranë , pasi ka thyer këmbën dhe ka fraktura në pjesë të tjera të trupit .
Ngjarja është mbajtur e fshehur nga organet e rendit . Narko policia e drejtuar nga Ylli Doda i emëruar në Dibër nga Ymer Lala është kujdesur të fshehin , dhe ta manipulojnë ngjarjen .
Në lidhje me ngjarjen nuk ka njeri të ndaluar .
Policia dhe drejtues të PS kanë ushtruar presion tek i aksidentuari që të pranojë fajsinë për këtë aksident , duke qenë se është punonjës iadministrate .
Të afërm të të aksidentuarit thonë që u janë ufruar njerëz të Ymerajt dhe të PS ,duke u siguruar shpenzimet e spitalit .