Kandidati Luan Hoti publikon videon: Durrësit i duhet një kryetar bashkie që i shërben njerëzve. Koha e vendimeve klienteliste, merr fund në 6 mars

 

Kandidati per kryetar bashkie i Partise Demokratike, Luan Hoti eshte shpehur se

Durrësi ka nevojë për një kryetar bashkie që u shërben vetëm durrsakëve dhe jo interesave që nuk kanë lidhje me qytetin. Duke publikuar nje video, Hoti shkruan se koha e vendimeve klienteliste dhe të pakonsultuara me qytetarët dhe grupet e interesit, merr fund në 6 mars.

 

Durrësi ka nevojë për një kryetar bashkie që u shërben vetëm durrsakëve dhe jo interesave që nuk kanë lidhje me qytetin tonë.Koha e vendimeve klienteliste dhe të pakonsultuara me qytetarët dhe grupet e interesit, merr fund në 6 mars. Unë do të jem në krahun tuaj dhe së bashku do të marrim të gjitha vendimet e rëndësishme për të ardhmen e Durrësit.Ky do të jetë ndryshim i vërtetë që do t’i kthejë normalitetin dhe krenarinë qytetit tonë.

Në shërbim të qytetarëve. Bashkë për Durrësin!

Voto Partia Demokratike
Voto Luan Hoti
Voto Nr.3

Exit mobile version