Kandidatja e PD Eriselda Çelaj Zotaj rritet në sondazhe, sfidon Subashin e Inceneratorëve të korrupsionit të Fierit

Fieri – kësaj here mes tre alternativave – duhet të bëjë një zgjedhje ‘të vështirë’.

Dilema është, a duhet t’i japë një mandat të tretë kryetarit aktual të bashkisë apo të vendosë në krye të saj një personazh të ri.
Armando Subashi pretendon mandatin e tretë. Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në zgjedhjet e 14 majit, ai gjykon se e ka gjithë të drejtën morale për t’u kërkuar sërish votën bashkëqytetarëve të tij.Një vit më parë, ai është marrë në pyetje nga SPAK-u për rolin e tij si ish-sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit në kuadër të hetimeve për çështjen e inceneratorit të Fierit.

Asokohe ai ka deklaruar se me biznesmenët Mirel Mërtirin, Stela Gugallen apo Klodian Zoton, është takuar dy ose tri herë për çështje teknike.

Eriselda Çelaj, e përzgjedhura e PD është rritur shumë në sondazhet e javës së fundit.

Eriselda ka qenë prej vitit 2003 pjesë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike dhe më pas si anëtare e Lidhjes Demokratike të Gruas, e deri me sot ne pozicionin e Kryetares se Grupseksionit dhe Anëtare e Kryesisë së Degës.

Çelaj, siç mund të paramendohej prej formimit të saj në fushën e financave, ka prioritet biznesin.

Në optikën e saj, nuk mund të ketë zhvillim pa biznes të fuqishëm në qytet sepse biznesi I vogël dhe sipërmarrja janë motori i zhvillimit të qëndrueshëm të ekonomisë lokale. Veçanërisht për qytetin e Fierit.

Premtimi i saj për qytetarët fierakë është angazhimi për të krijuar mjedise të favorshme për zhvillimin e biznesit të vogël.

“Sipërmarrja do ta ketë bashkinë partnere, jo kundër interesit apo si një mënyrë për ta goditur biznesin dhe për të frenuar zhvillimin e tij”, ka thënë ajo.

Dhe këtë ka programuar ta garantojë përmes taksave më të ulëta.

Po ashtu edhe nëpërmjet shmangies së kontrolleve abuzive, përmes sistemeve të taksave dhe tarifimi të favorshëm dhe të sistemit transparent të apelimit.

Por përpos biznesit, një tjetër prioritet në programin e saj për këtë garë janë edhe të rinjtë.

Çelaj synon t’i mbajë të rinjtë në qytetin e Fierit duke i bërë pjesë të administratës publike si të punësuar në çdo institucion të bashkisë, në çdo kontratë që do të lidhi bashkia me operatorë të ndryshëm, ku do të jetë si kusht punësimi i një të riu.

Gjithashtu planifikon taksa zero për të gjithë të rinjtë që do të hapin biznes në qytetin e Fierit.

Sakaq, një vend zë edhe turizmi, i cili me vijën bregdetare “të pashfrytëzuar”, Meriton investim për ta kthyer në elitar.

Për sa i përket sektorit të bujqësisë, ajo thekson se do të angazhohet për ta mbështetur fermerin duke lehtësuar marrjen e mikrokredive dhe me asistencë për lehtësimin e procedurave për aplikim në fondet e programeve kombëtare.

Kurse për arsimin, në programin e saj synohet restaurimi i ndërtesave të institucioneve arsimore aktuale për të garantuar kushte bashkëkohore, si dhe ndërtimi i çerdheve të reja.

Artikulli paraprakPër Çim Pekën dhe gjakëpirësit e tjerë të mediave dhe politikës që e kanë gjunjëzuar Shqipërinë për 32 vite:
Artikulli tjetërBerisha për TV-Iranian: SHBA është fuqi kolonialiste, kisha orthodhokse me mafian kontrabanduan naftën