Kandidatja e PD për Fierin, znj. Eriselda Çelaj, nis zyrtarisht fushatën

Kandidatja e Partise Demokratike per Fierin, Eriselda Çelaj, ka nisur zyrtarishr fushatën për zgjedhjen e 14 majit. Ajo ka zgjedhur ta çelë fushatën me një takim së bashku me gra dhe vajza tē Fierit. Mirësia, fisnikëria dhe dinjiteti i vajzave dhe nënave fierake do të jenë nje forcë e pashtershme brenda PD, për ta cliruar Fierin nga abuzimi dhe korrupsioni. Më poshtë statusi i znj.Çela në rrjete sociale.

Te nderuara vajza dhe gra, mirënjohja ime është veç për ju, për mbështetjen tuaj dhe për atë çka përfaqësoni në shoqërinë shqiptare.
Ndihem e privilegjuar që ndodhem në këtë tryezë kaq miqësore.
Në ditën e çeljes së fushatës kam zgjedhur qe takimin e parë ta zhvilloj pikërisht me ju, nënat, gratë dhe vajzat fierake.
Kam zgjedhur qe fushatën ta nis me ju, sepse ju jeni burimi i jetës, jeni burim i shpresës, jeni shpirti i sakrificës.
Ne, ashtu sic dimë te ndërtojmë folenë tonë, ashtu siç edukojmë dhe arsimojmë femijët, me po të njëjtin vullnet dhe përkushtim do të japim kontributin për ti rikthyer qytetit gjallërinë dhe jetën.
Eshte vlerësim dhe përgjegjësi për mua të jem kandidate e Partisë Demokratike për kryetare bashkie.
‍Me një grua në krye të bashkisë, pas 14 majit, situata do të jetë shumë më e mire, kjo per shkak te profilit tim si një qytetare e zakonshme, pa xhaketen e ndotur nga klanet apo koniunkturat e tridhjetë viteve të fundit.
Unë do të jem aty për cilindo qytetar dhe bashkë do ta çlirojmë bashkinë nga bunkerizimi aktual.
Programi ynë është për qytetin e të ardhmes.
Vendimet do të jenë transparente, buxheti do të këtë nje plan shpërndarje dhe asnjë zonë e banuar nuk do të mbetet në harresë.

Do të jem mbështetje për gratë e vajzat e qytetit të Fierit dhe fuqizimin ekonomik të tyre, ku përmes projekteve socio-ekonomike do të krijojmë mundësitë profesionale dhe personale të integrimit në shoqëri.

Të gjitha bashkë në 14 maji do të çrrenjosim të keqen e madhe që ështe ulur këmbkryq dhe e trajton karrigen si fron.
Mjaft propagandës, mashtrimit dhe korrupsionit të Armando Subashit.

Frymëmarrje për Fierin.✌️
Për Fierin, për shtëpinë tonë.

#zgjidhteardhmen #partiademokratike #Bashkë #alternative #zgjedhje #fieri #zgjidhpartinedemokratike #pd #enkelejdalibeaj #fitore #PD #bashkë

Exit mobile version