Kandidatja e PD per Vaun e Dejës, znj. Klomentina Drini, prezantohet me demokratët. Një frymë e re për Vaun e Dejës dhe pushtetin vendor.

Kandidatja e PD, Klomentina Drini është prezantuar me demokratët, duke ndarë eksperiencën e saj ne administratën publike dhe vizionin e saj për bashkinë e Vaut të Dejës. Më poshte statusi i saj në rrjete sociale.

Unë jam Klomentina Drini, lindur dhe banuese në fshatin Shelqet të Vaut të Dejës, rritur nga një familje që më ka trashëguar vlerat njerëzore dhe ka këshilluar që parësore të kem të jetuarit me dinjitet.
Nga gjyshja jam pasardhëse e një familjeje që është persekutuar gjatë nga regjimi komunist.

Zoti më ka bekuar me një vajzë, të cilën dua ta rris dhe ta arsimoj në Shqipëri, në atdheun tonë dhe jo në dhe të huaj .

Gjatë eksperiencës time, ndër vite kam punuar me përkushtim në administrimin e bizneseve private familjare dhe jam vlerësuar nga Organizata Ndërkombëtare për shërbimin në komunitetit.

Gjithashtu, kam punuar në administratën publike ku pika ime më e fortë ka qenë transparenca, korrektësia dhe shërbimi ndaj qytetarëve, prandaj kam vendosur që ta marr përsipër këtë sfidë aspak të lehtë, por e bindur që me kapacitetin tim mund t’ja dal ti shërbej me përkushtim komunitetit tim .

️️✅️ I prezantohem sot Vau Dejësit, si përfaqësuese e një fryme të re, si përfaqësuese e rinisë, si një bijë, si një përfaqësuese e gjinisë femërore, si një personalitet me bindje të djathta, por e hapur dhe bashkëpunuese me të gjithë ato, që parim në jetë kanë meritokracinë dhe dashninë për vendin.

️ Jam e bindur që jemi shumicë dhe të gjithë bashkë mund të sjellim një standart krejt ndryshe të vetëqeverisjes vendore, prandaj ju bëj thirrje të gjithëve ju, bashkëqytetarëve të mi, të Bashkisë Vau Dejës, që më datë 14 Maj :

Votoni Nr 1️⃣ Klomentina Drini

Partia Demokratike e Shqipërisë

#VotoNumrin1️⃣1️⃣
#VotoKlomentinaDrini
#VotoNjëFrymëTëRe
#VotoRininë
#VotoBijënTuaj
#VotoGruan
#VotoPartiaDemokratikeShqipërisë
#VauDejësi #EardhmjaJonë

Exit mobile version