“Kanë marrë peng opozitën dhe kutërbojnë gjithë Shqipërinë”/ Deklarata e fortë e avokatit të njohur: Basha i vetmi që hodhi Berishën dhe gangot e tij në Lanë

I ftuar në intervistën e ditës në Dritare TV me gazetarin Ermal Peçi, avokati i njohur Romeo Kara, ka folur me tone të ashpra për pengmarrjen që i është bërë opozitës dhe PD nga Berisha dhe njerëzit e tij.
Sipas tij, një gjë e tillë bëhet për shkak të frikës nga drejtësia.
Duke u ndalur në ngjarjen e 8 janarit, Kara u shpreh se Basha ka meritë që i tregoi vendin Berishës dhe e hodhi në Lanë me gjithë gangot e tij.

“Ajo ka qenë një turp që ata e kapërdinë, edhe një pjesë e atyre që ishin në mbrojtje, edhe atyre që ishin jashtë. Pra, ata bëjnë kompromis mbi çdo gjë, vetëm për pushtet, të mbijetojnë, por edhe të sundojnë. Por mua më është bërë qejfi që në atë përballje, për mua është meritë e Bashës dhe e grupit të tij, i dhanë një mësim, duke thyer idenë se Berisha ishte ai që nuk e prekte njeri fizikisht, grupin e tij të rrugaçërve që i ka si bashibuzukë, edhe që përfunduan nga kati i dytë në ujin e ‘shenjtë’ të Lanës, të bekoheshin një herë e mirë. Kanë marrë atë që kanë merituar. Besoj se ai ujë i ‘shenjtë’ i Lanës s’do t’ju dalë për shumë kohë. Dhe tani sillen vërdallë duke kutërbuar gjithë Shqipërinë dhe duke marrë peng opozitën, duke mos i lënë alternativë këtij populli për një opozitë tjetër.”– u shpreh ai.

 

Artikulli paraprakMirela Karabina: Edi Rama duhet t’i kërkojë falje shqiptarëve për kthimin e Arsimit në kufijtë e mbijetesës
Artikulli tjetërNdërron jetë në moshën 96-vjeçare ish-lideri i partisë së ekstremit të djathtë, Jean-Marie Le Pen