“Kanë nisur të merren me flokët e mi”/ Basha: Duan ta kthejnë debatin te dajra e Edi Ramës

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka ironizuar ministrin e Drejtësisë pas përplasjes mes tyre gjatë seancës parlamentare të së enjtes në interpelancën për Amnistinë Penale, ku Ulsi Manja iu drejtua duke i thënë që “kujdes me bojën herë tjetër, bëji më të zeza flokët”.

“Kanë nisur të merren me flokët e mi”, u shpreh Basha në fjalën e tij në Kuvendin Zgjedhor të degës së PD në Elbasan.

Basha u shpreh se një mashkull duhet të merret me flokët e femrave, por shtoi se “ndoshta në mesnatën e amnistisë pasionet e Ulsiut kanë ndryshuar”.

Lulzim Basha: Duan ta kthejnë debatin tek ajo që Edi Rama di më mirë, dajre, tepsi, tani kanë nisur të merren me flokët e mi.

Nuk është për të qeshur. Ka një pjesë për të qeshur të them të drejtën se normalisht një mashkull duhet të merret me flokët e femrave.

Por ndoshta në mesnatën e amnistisë pasionet e Ulsiut kanë ndryshuar.

Gjithsesi e patë se si u përpoqën ta kthejnë nga një diskutim për amnistinë dhe gënjeshtra për amnistinë, në një berberhane. E dimë që këta kanë prirje për berber të gjithë sepse kështu kanë shkurtuar fondet, për mbështetjen sociale, për fermerët, arsimin.

IMG 20240511 WA00041

IMG 20240511 WA0003

Artikulli paraprak“E vetmja forcë politike në mbështetje të drejtësisë”, Basha: PD është në mbështetje të pakushtëzuar ndaj SPAK dhe BKH
Artikulli tjetër“Komision për kontroll të SPAK”-Kthupi: Rezoluta e PS nuk i zgjidh problemet në drejtësi