“Kanë nisur të merren me flokët e mi”/ Basha: Duan ta kthejnë debatin te dajra e Edi Ramës

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka ironizuar ministrin e Drejtësisë pas përplasjes mes tyre gjatë seancës parlamentare të së enjtes në interpelancën për Amnistinë Penale, ku Ulsi Manja iu drejtua duke i thënë që “kujdes me bojën herë tjetër, bëji më të zeza flokët”.

“Kanë nisur të merren me flokët e mi”, u shpreh Basha në fjalën e tij në Kuvendin Zgjedhor të degës së PD në Elbasan.

Basha u shpreh se një mashkull duhet të merret me flokët e femrave, por shtoi se “ndoshta në mesnatën e amnistisë pasionet e Ulsiut kanë ndryshuar”.

Lulzim Basha: Duan ta kthejnë debatin tek ajo që Edi Rama di më mirë, dajre, tepsi, tani kanë nisur të merren me flokët e mi.

Nuk është për të qeshur. Ka një pjesë për të qeshur të them të drejtën se normalisht një mashkull duhet të merret me flokët e femrave.

Por ndoshta në mesnatën e amnistisë pasionet e Ulsiut kanë ndryshuar.

Gjithsesi e patë se si u përpoqën ta kthejnë nga një diskutim për amnistinë dhe gënjeshtra për amnistinë, në një berberhane. E dimë që këta kanë prirje për berber të gjithë sepse kështu kanë shkurtuar fondet, për mbështetjen sociale, për fermerët, arsimin.

IMG 20240511 WA00041

Exit mobile version