Trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino, është optimist se sulmuesi, Harry Kane, do të jetë i gatshëm mjaftueshëm për t’u përballur të mërkurën me Real Madridin, por Spurs nuk duan që të rrezikojnë. Reprezentuesi i Anglisë, Kane mungoi në humbjen 1:0 në Premierligë nga rivali, Manchester United, pasi vuan nga disa shqetësime të vogla muskulore.
“Me doktorët dhe lojtarin do të marrim vendimin më të mirë për të gjithë”, tha Pochettino. “Nuk është ndeshja e fundit apo finale ku mund të thoni “OK, pas kësaj janë pushimet”. “Duhet të analizojmë mirë situatën dhe të marrim vendimin më të mirë”. “Do të vlerësojmë situatën e tij dhe do të marrim vendimin më të mirë. Ndjenja ime se do të luajë është pozitive, jo vetëm e imja, por edhe e Kane”, shtoi ai.