Kaos me ndihmat në Durrës, banorët: Na dhanë vetëm nga një shishe ujë dhe një panine në dorë!

Sa më shumë kalojnë orët aq më tepër del në pah mungesa e koordinimit për shpërndarjen e ndihmave për banorët e zonave të prekura nga tërmeti.

Gazetarja Ajgena Korbi raporti më parë nga shkolla “Leonik Tomeo” në Durrës duke thënë se banorët kishin marrë nga një shishe ujë dhe një panine në dorë dhe asgjë tjetër.

Në lidhje me këtë, gazetarja e “Abc News” pyeti nënkryetarin e bashkisë së Durrësit, për gjëndjen e krijuar, por ai tha se duhej të shkonte tek godina e bashkisë për më tepër informacion.

Ndërkohë, Abc News ka siguruar sëfundmi një video sërish nga kaosi i shpërndarjes së ndihmave në Durrës ku njerëzit shtyhen me njëri-tjetrin me kuponët në dorë.

Më parë, banorët u shprehën për Abc News se u kanë shpërndarë disa kupona nga njësitë e qeverisjes vendore, por se nuk kishin marrë asgjë.

Gjimnazi “Leonik Thomeo” në Durrës është kthyer në një qendër grumbullimi për ndihmat që mblidhen për qytetarët, të cilët kanë mbetur të pastrehë pas tërmetit që goditi Shqipërinë.

Por mesa duket situata nuk është edhe aq e qetë për shkak se banorët duken të revoltuar gjatë shpërndarjes së ndihmave. Situata sa vjen e bëhet më pak e menaxhueshme për shkak se banorë të shumtë kanë nevojë urgjente për ndihma, raporton për abcneës.al gazetarja, Ajgena Korbi.

Banorët e pakënaqur dhe ndërkohë të revoltuar tregojnë se ndihmat nuk janë shpërndarë edhe pas pritjes së tyre të gjatë në dyert e gjimnazit. /abcnews.al

aec1266c 691b 4343 9e97 a496528a329c

Exit mobile version