Kaos në Tirana-Kukësi, tifozët futen në fushë pasi ndeshja mbyllet pa fitues

Tirana dhe Kukësi nuk kanë arritur të shkojnë më larg se një barazim 0-0 në ndeshjen e zhvilluar sot në “Selman Stermasi”, e vlefshme për javën e 12-të të kampionatit shqiptar të futbollit. Bardheblutë nuk kanë gjetur akoma 3 pikët e para në kampionat me Memën, ndërsa miqtë kanë bërë një tjetër hap flas pas humbjes së pësuar ndaj Flamurtarit.
Rastet nuk i kanë munguar të dy ekipeve, me sulmuesin e miqve, Reginaldo që ka shpërdoruar atë më të pastrin në minutën e 33-të, duke gabuar penalltinë e fituar nga vetë ai pas një ndërhyrje të gabuar ë portierit Abibi. Ky i fundit ka shlyer gabimin duke ndalur goditjen e sulmuesit nga 11 metrat.
Para këtij momenti, në minutën e 21-të më saktësisht, ka qenë Hoxhallari që ka shkuar shumë afër golit për bardheblutë, me goditjen e tij të bukur nga distanca që është ndalur vetëm nga shtylla.
Vendasit kanë arritur të gjejnë golin në minutën e 43-të me Sentamu, por që është anuluar për pozicion jashtë loje.
Në pjesën e dytë, në minutënn e 57-të, ka ardhur radha e Albi Dokës për të shpërdoruar një rast të mirë. Pasi është futur në zonën e rreptësisë, lojtari i bardhebluve ka goditur me të djathtën, por gjuajtja e tij ka përfunduar për pak jashtë.
Tirana ka qenë më kërkuese dhe në minutën e 65-të ka rrezikuar përsëri, me Greca-n që ka futur një top të rrezikshëm në zonën e rreptësisë, por që nuk është shfrytëzuar nga lojtarët e Memës.

Një minutë para fundit, Kukësi ka mbetur me 10 lojtarë pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga William për një ndërhyrje të parregullt.
Pavarësisht superioritetit numerik dhe katër minutave shtesë, rezultati ka mbetur i pandryshuar deri në fund me të dy ekipet që kanë marrë nga një pikë.
Pas vërshëllimës së trefishtë të arbitrit Enea Jorgji, tifozët bardheblu, të cilët nuk duhet të ishin stadium pas vendimit të disiplinës, janë futur në fushë dhe duket se i kanë kërkuar lojtarëve të Tiranës të hiqnin fanellat. Ndërhyrja e forcave të rendit ka bërë që ata të largohen me vrap.
Kukësi mbetet në vendin e tretë me 20 pikë, pesë larg Parizanit të vendit të dytë dhe gjashtë larg Skënderbeut kryesues, ndërsa Tirana, që nuk fiton prej pesë ndeshjesh në kampionat, mbetet në vendin e shtatë me 10. Bardheblutë rrezikojnë të shkojnë në vendin e parafundit nesër, nëse Luftëtari dhe Kamza fitojnë ndeshjet respekitve kundër Flamurtarit dhe Teutës.
Tirana-Kukësi 0-0
Tirana: Abibi, Doka, Atinga, Hoxhallari, Imami, Karabeci, Daja, Hasani, Kobina (Maveje 63′), Greca, Sentamu (Muçi 79′).
Kukësi: Frashëri, Maliqi, Qaqi, Cuculi, Zguro, Ethemi, Dzaria, Shkodra, Melo, Shafik, Reginaldo (Spehar 59′).
Kartonë të verdhë: Abibi, Karabeci/Shkodra, Ethemi, William
Karton i kuq: William
Gjyqtarë: Enea Jorgji, Ermal Barushi, Ridiger Çokaj, Laver Alla, Indrit Myrtja

Tifozi bardheblu dërgohet në urgjencë, Tirana rrezikon dënim model
Nuk duhet të ishin aspak në stadium, por jo vetëm që kanë hyrë, por kanë zbritur deri në fushë, duke degjenuar më pas një ndeshje që u mbyll 0-0… Grupimi Tirona Fanatics, të kamufluar si tifozë pa baner, kanë qenë të pranishëm në shkallët e “Selman Stermasi”-t dhe barazimi i radhës dhe gjendja aktuale e bardhebluve, që edhe këtë sezon duket se do të luftojnë për mbijetesë, kanë kaluar gardhin rrethues dhe kanë zaptuar fushën.
Një incident i rëndë, që i shtohet atij të ndodhur në javën e parë në Korçë. Tifozët bardheblu janë sulur drejt futbollistëve të tyre, duke i kërkuar llogari për këtë gjendje dhe madje duke i kërkuar edhe të heqin fanellën. Disa kanë reaguar dhe gjendja është acaruar. U desh ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën, teksa disa tifozë i kanë shpëtuar duarve të policisë, duke kaluar sërish gardhin rrethues.
Këtë herë, dënimi pritet të jetë shembullor dhe Disiplina mund të shkojë deri në 10 javë skualifikim të tifozerisë dhe dyer të mbyllura për ekipin bardheblu. Kjo pasi Tirona Fanatics ishte dënuar si sektor, por sot u pa që në fushë zbriti edhe Tribuna Karshi, pra që normalisht duhet të ishin tifozë jo ultras. Por, kamuflimi i Tirona Fanatics ka sjellë edhe këtë ngjarje.
Sakaq, sipas burimeve, një tifoz, teksa ka kaluar rrethimin dhe ka kapërcyer, ka kapur keq këmbën dhe e ka lënduar. Menjëherë u dërgua në spital.

435313 TS 06 11 18 3237369201

Artikulli paraprakDosja “S” që rrëzoi Sandër Lleshin
Artikulli tjetërfaqja e pare