Kaosi i “Foltoristëve” në Komisionin e Medias/ Artur Zheji: Skenat janë të turpshme, një krizë nervore e Bardhit

Analisti Artur Zheji, i ftuar në “Real Story” me gazetarin Sokol Balla i cilësoi të turpshme skenat e sotme në Komisionin e Medias, ku deputetë t Gazment Bardhi dhe Flamur Noka u përplasën me kryetaren e komisionit Flutura Açka.

Ai theksoi se nuk është hera e parë që Gazment Bardhi dhe deputetët e tjerë të “Foltores” të janë përfshirë në akte zhurmuese.

“Skenës nuk ke çfarë i komenton. Është një krizë nervore e zotit Bardhit, sepse nuk është hera e parë që kalon në tonalitete të tjera, pastaj nuk arrin të frenojë. Nuk i punojmë mirë frenat. Skena është e turpshme”, tha ai.

Artikulli paraprakFuqia e fjalës së një gruaje!
Artikulli tjetërKonsumoni rregullisht kivi, fruti me përfitimet e jashtëzakonshme shëndetësore