Kaosi i Rithemelimit, Koduzi: Lojë mes Ramës e Berishës kundër Bashës!

Prej javësh grupimi i deputetëve të Sali Berishës dhe të Gazment Bardhit kanë kirjura një situatë të paprecedentë në Kuvend, duke mos lejuar rendin normal të zhvillimit të seancave plenare.

I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, anëtari i kryesisë së PD-së Gazment Koduzi tha se kjo është një lojë e Berishës dhe Ramës për të sulmuar PD-në. Koduzi tha se PD nuk e mbështet kaosin e krijuar në parlament dhe shpreh shqetësimin për këtë që po ndodh.

‘Cirk, kemi parë fatkeqësisht që në politikën shqiptare këto 33 vite vetëm cirk. Kaosi në Parlament skenar kundër PD dhe Bashës. Ka që pas kuvendit të 2 shtatorit që ka shkuar shkresa në parlament që Bardhi nuk është as anëtar i PD-së. Nikolla vazhdon të mbaj të kryetar të grupit parlamentar Bardhin. Grupi i Bardhit shkoi te Berisha për një vend në lista. PS është bërë aleate me grupin e Berishës në Kuvend, janë kundër SHBA. Gjykata njeh Lulzim Bashën kryetar të PD.’– tha Koduzi.

Sa i takon aksioneve të SPAK, Koduzi nënvizoi se mbështet drejtësinë, ndërsa shtoi se njëri i fshihet drejtësisë duke ju referuar Ramës dhe tjetri llogaridhënies duke ju referuar Berishës.

‘Mbështesim aksionet e fundit të SPAK. Ne e dimë tashme se thembra e Akilit të shoqërisë shqiptare është korrupsioni që nuk po lejon. Njëri i fshihet drejtësisë, ndërkohë që tjetri i fshihet llogaridhënies duke bërë këtë cirk në Kuvend. PD e mbështet fuqishëm SPAK-un dhe nëse ka një dritë për t’i dhënë një të ardhme më të mirë shqiptarëve është një drejtësia.’– tha Koduzi.

Artikulli paraprakKaosi në Kuvend/ Lapardhja në Report Tv: Tymi dhe flaka fshehin bombën që ka rënë te Rithemelimi! Berishës i duhet partia si mburojë para drejtësisë
Artikulli tjetër“Të investohet brenda zonave të mbrojtura” -12 deputetë të PS kërkojnë ndryshime ligjore: Të mos ndalohet çdo projekt!