Kaosi i Rithemelimit në Kuvend/ Deri në 60 ditë përjashtim, Këshilli i Mandateve miraton ndryshimet për rregulloren e Kuvendit

Deputetët e Rithemelimit do duhet të mendohen gjatë se si do të vijojnë aksionin e tyre opozitar, për shkak se kjo mund t’i kushtojë shumë.

Këshilli i Rregullores dhe Mandateve miratoi ditën e sotme ndryshimet e Partisë Socialiste për rregulloren e Kuvendit. Që do të thotë se tashmë dënimet për një deputet që shkel rregulloren e Parlamentin do të jenë jo më 10 ditë maksimumi, por nga 30-60 ditë përjashtim.

Këto ndryshime, hyjnë në fuqi pasi të miratohen në seancën e së enjtes, ku mjafton 71 vota, të cilat mazhoranca i ka. Në mbledhjen e sotme, kanë qenë vetëm anëtarët e PS-së.

Artikulli paraprakTesti i ‘PISA 2022’ e nxori të fundit në rajon Shqipërinë, Gjermania (pasi pranoi dështimin e saj) premton 20 miliardë euro investime në arsim
Artikulli tjetërAmerikanët dhe britanikët i kanë “larë” duart me Berishën, deklaratat e tyre janë për ndjekësit e tij