Kaosi i Rithemelimit në Kuvend, Zaloshnja: Shqiptarët kundër aksionit të Berishës, nuk i rrit mbështetjen në elektorat

Analisti Eduard Zaloshnja ka folur për kaosin që Rithemelimi po shkakton prej javësh në Kuvend, duke sabotuar punën. Në sondazhin e realizuar për Report Tv, Eduard Zaloshnja tha se 80% e shqiptarëve votuan kundër aksionit të Rithemelimit në Kuvend.

“Pa ndodhur këto reagime, pa u shprehur ambasadat, në sondazhin që bëmë për Report Tv, ne e zbuluam se pothuajse 80% e shqiptarëve ishin të mendimit që kauza bllokuese e opozitës në kuvend nuk i rrit përkrahjen elektorale.

Edhe ata njerëz që kanë votuar për opozitën, jo të gjithë mendojnë që kjo luftë në parlament do t’i rrisë pikë në elektorat opozitës”, tha Zaloshnja.

I pyetur nëse Berisha po e përdor këtë situatë për shkak të përballjes që duhet të ketë me drejtësinë,  Zaloshnja tha se nuk mund të jetë rastësi nisja e protestave në Kuvend direkt sapo ai u njoh me masën e sigurisë.

“E vështirë të mos shohësh një lodhje kohore që mes momentit kur Berisha u kërkua të paraqitej në SPAK dhe fillimit të protestave në kuvend. Nuk mund të jetë rastësi fillimi i një aksioni kaq ekstrem në parlament kur ndërkohë Berishës iu dha atë vendim, që për të ndoshta ishte e paparitur, por për shumë të tjerë është i pritur”, tha Zaloshnja.

Artikulli paraprakReagimi/ Kreshnik Çollaku: Nga një qeveri banale, mos prisni gjeste fisnike, edhe kur bëhet fjalë për Diasporën apo Interesin Kombëtar
Artikulli tjetër“Dhuna në Kuvend, dëshmi e pafuqisë”, Zekthi: Thyerja e karrigeve dhe zjarri, të papranueshme! Rithemelimi nuk ka hallin e shqiptarëve, por…