Kaosi në Kuvend/ Ambasada britanike: Jemi të shqetësuar….

Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë ka reaguar në lidhje me kaosin e shkaktuar së fundmi në Kuvend, me pretekstin që mazhoranca refuzoi kërkesat e opozitës për ngritjen e komisioneve hetimore dhe ndryshimin e përbërjes së anëtarëve të komisionit të reformës zgjedhore.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, ambasada britanike bën me dije se janë të shqetësuar në lidhje me zhvillimet e fundit, teksa i bën thirrje mazhorancës dhe opozitës

Reagimi:

Ambasada Britanike në Tiranë shpreh shqetësimin lidhur me zhvillimet më të fundit në Parlamentin e Shqipërisë.

Një parlament që funksionon dhe dialogu konstruktiv mes përfaqësuesve të zgjedhur janë thelbësorë për të garantuar legjislacionin dhe shërbimet në mënyrë efektive. U bëjmë thirrje shumicës dhe opozitës të punojnë së bashku për të garantuar që parlamenti të mund të ushtrojë rolin e tij mbikëqyrës dhe të veprojë në interesin e të gjithë qytetarëve.

Artikulli paraprakVOA/ Tirana, tensionet në parlament, ambasada SHBA “e shqetësuar”
Artikulli tjetërSi të Mbillni dhe të Kujdeseni për Krizantemën