Një sasi prej 10 ton drogë është sekuestruar në fshatin Babicë të Vlorës. Lajmin e bën të ditur ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka shpërndarë edhe një video të drogës së kapur. Sipas Berishës, droga është kapur në shtëpinë e një personi që është mik i Habilajve.
“Në Babicë kapen 10 ton drogë të klanit Rama-Tahiri! Qytetari dixhital denoncon!”, shkruan Berisha.
“Mirëmbrëma doctor. Në Babicë e Vogël sapo është kapur rreth 10 ton drogë. Droga është kapur në shtëpinë Armand Koçerri mik i habilajve Vila e personit e ruajtur me kamera dhe sistem sigurie”, shkruan qytetari.
Po ditën e djeshme, policia greke sekuestroi 163 kilogramë marijuanë në Artë, ndërsa në pranga janë vënë tre persona, mes tyre edhe një shtetas shqiptar. Mediat greke nuk japin emrat e të arrestuarve, por saktësojnë se shqiptari është 32 vjeç, ndërsa dy shtetasit grekë nga 44 vjeç. Raportohet se policia greke ka ndaluar dy mjete, një prej tyre ishte i ngarkuar me drogë. Ndërkohë, operacioni policor vijon ende.