Një shqiptar dhe “kolegu” i tij italian janë arrestuar mbrëmjen e djeshme nga policia italiane në Firence. Në pranga është vënë 29-vjeçari shqiptar L.L. dhe italiani 59-vjeçar me iniciale M.R. Policia i ka kapur me “presh në duar” dy trafikantët, teksa ata po shkëmbenin makinën për transportin e drogës. Policisë i është dashur ta çojë automjetin në një ofiçinë, e cila ka bërë të mundur nxjerrjen e drogës nga mjeti. Sasia e sekuestruar ka qenë 23 kg kokainë, e barazvlefshme me 12 milionë euro. Kapja në befasi është bërë në garazhin e shtëpisë së shqiptarit. Pavarësisht se ai dhe kolegu i tij italian kanë tentuar t’ia mbathin, përpjekja ka rezultuar e kotë.
Kryesore
Continue to the categoryFatmir Gjoci: Sistemi ka marrë peng gjithçka – zgjedhjet e 11...
Në një reagim publik pas zgjedhjeve të 11 majit 2025, kandidati i Koalicionit Euroatlantik, Fatmir Gjoci, ndan me qytetarët falënderimet e tij për mbështetjen dhe...