Kapen dy shqiptarë në Itali me 10 kg heroinë

Policia italiane sekuestroi dje 10 kg heroinë në makinën e dy shqiptarëve, të cilët janë arrestuar për trafik droge. Mediat italiane shkruajnë se, në mjetin me të cilin udhëtonin u zbuluan 19 pako me lëndë narkotike, pesha e së cilës arrin në 10 kg heroinë. Shqiptarët e arrestuar në Komo të Italisë dhe janë identifikuar me inicialet M.G dhe L.L.
Droga ishte fshehur në kroskotin e makinës dhe agjentëve i është dashur të përdorin gur freksibël për të zbuluar vendin ku gjendej heroina.
ilgiorno.it shkruan se, fillimisht dy të arrestuarit kishin deklaruar se kishin qenë me pushime, por pa saktësuar vendndodhjen nga vinin dhe kanë qenë të nervozuar. Dyshimet kanë nxitur policinë dhe Guardia di Financa të ushtronin një kontroll të imtësishëm makinës së tyre.

Exit mobile version