Kapen në Itali 6 kg kokainë e 258 kg kanabis, në pranga tre shqiptarë

Policia italiane sekuestroi dje 6 kg kokainë dhe 258 kg kanabis në dy operacione, ndërsa vuri në pranga tre shtetas shqiptarë. Mediat italiane shkruajnë se, burri ecte në drejtim të Bergamos në Itali, ndërsa policia i ushtroi një kontroll normal në makinë. Atje u gjetën 25 kg marijuanë.
Kjo nuk ishte sasia e vetme e sekuestruar, pasi në banesë, 35-vjeçarit me inicial A.L, me origjinë shqiptare dhe banues në Osio Sopra, iu gjetën edhe 133 kg të tjera përfshirë edhe kokainë. Sasia e drogës u sekuestrua mëngjesin e së mërkurës.
Gjatë kontrollit të mjetit “Ford Focus”, shqiptari shfaqi shenja nervozizmi teksa iu kërkuan dokumentet. Në pjesën e pasme të mjetit kishte 4 kuti të mëdha dhe kur u pyet për ngarkesën, shqiptari mbeti i “mpirë”. Më vonë, ai pranoi se kishte hashash.
Nga kontrolli në shtëpi nuk iu gjet asgjë e dyshimtë, por një palë çelësa të një garazhi rreth 1 km larg vendit ku jetonte, iu gjet edhe 6 kg kokainë dhe 84 kg hashash dhe 43 kg marijuanë, si dhe peshore e çanta të ndryshme. Ai u dërgua në qelitë e paraburgimit në “Via Gleno” në Bergamo për të pritur masën e sigurisë.
“Guardia di Finanzia” e Verona-s ka sekuestruar më shumë se 100 kg marijuanë të fshehur në një makinë, dhe ka vënë në pranga dy shqiptarë. Efektivët, në vazhdën e një shërbimi të zakonshëm kontrolli të territorit gjatë së hënës, kanë pikasur një shqiptar me precedentë penalë, i cili po argëtohej me një bashkatdhetar në një bar, raportojnë mediat lokale.
Shqiptarët (identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur) u ndoqën teksa u larguan nga bari dhe u takuan me një tjetër person. Ky i fundit ishte nën drejtimin e një makine, që rezultonte e regjistruar në Frosinone, gjë që përbënte një element të mëtejshëm dyshimi.
Në këtë pikë, efektivët ndërhynë, duke gjetur 10 paketime që përmbanin gjithsej 102 kg drogë, të fshehura në bagazhin e mjetit dhe tavanin e makinës. Të tre janë arrestuar. Ndaj tyre është vendosur masa e sigurisë së arrestit me burg.

Artikulli paraprak43 kg drogë dhe armë në Greqi, arrestohet shqiptari
Artikulli tjetërRama do fusë në Parlament “Hakmarrjen për Drejtësi”!