Kapet me 1.5 kg heroinë një shqiptar në kufi me Greqinë

Një i ri është vënë në pranga, pasi është kapur me 1.5 kilogramë heroinë, duke e trafikuar drejt Greqisë. Burime nga policia thanë se, Elton Ferko, 37 vjeç është prangosur në Doganën e Kakavijës. Policia siç duket kishte marrë informacione për trafikun e drogës dhe ka ndaluar autobusin ku është gjetur dhe droga e fortë. 37-vjeçari nga Fieri është arrestuar teksa po tentonte të kalonte drejt Greqisë 2 pako me heroinë.
Ai i kishte fshehur pakot me heroinë në brez dhe në xhepin e brendshëm të xhaketës ku është paraqitur në dalje të Republikës së Shqipërisë për të udhëtuar drejt Greqisë me autobuzin e linjës Tiranë-Athinë. Pesha totale e lëndës narkotike rezultoi 1 kilogramë e 520 gramë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Artikulli paraprakGrabiten 3 biznese në Durrës, Rrogozhinë dhe Mirditë
Artikulli tjetërShqiptari kapet në Itali me 17 kg kokainë dhe arsenal armësh