Mes shumë komunikimeve që ka kryer deputeti Jurgis Çyrbja me elementë kriminalë të zonës së Shijakut dhe Durrësit, është dhe kontakti Julian Meçaj, që shfaqet me kodin “DFEF3F”,i cili mban nofkën “Sakati”.
Julian Meçaj, është një ndër njerëzit më të besuar të Plaurent Dervishaj, të cilët së bashku u deportuan nga Dubai në drejtim të Tiranës, i cili është konsideruar si transferimi hitorik, pasi aktualisht të dy po përballen me disa akuza të ngritura nga SPAK.
Në datën 10 dhjetor 2020, Jurgis Çyrbja bisedon me Julian Meçaj, i cili i ka kërkuar ndihmë, që deputeti të ndërhynte tek Gjushi, e më pas të lëviznin fort nga Ministria e Drejtësisë për të vonuar disa letra, me qëllim vonimin e ekstradimit.
Nga mesazhet e aplikacionit “Sky”, Jurgis Çyrbja thiret nga Julian Meçaj me nofkën “Pula”, për shkak se familja e tij në Shijak ka një biznes për rritjen dhe tregtimin e pulave.
Julian Meçaj, e informon Jurgis Çyrbjan për ndalimin e një mikut dhe të tij të interesohej për mundësinë që ekzistonte për të vonuar procedurën dokumentare që ka në dorë Ministria e Drejtësisë.
Ndër të tjera Juliani i shkruan në “Sky” Jurgis Çyrbjas si më poshtë vijon:
Drafti i qeverisë, Xhixho: Buxheti 2025, mbështet oligarkët dhe injoron pensionistët e familjet në nevojë. Ja argumentet!
“…pula je, jam J. O vëlla e kanë nalu shokun ça mund të bëjmë nonji gjë, me ja vonu letrat, e ku di unë. Fol me Gjush, e cel të lujnë fort, o vlla shif të bëjmë më të mirën, ne e dimë që janë kot këto, po Minstria Drejtësis, e ka në dorë, ajo i çon letrat. Shif me ja vonu letrat nga inter….”.OraNews