Kapet me 500 mijë euro drogë, arrestohet shqiptari në Itali

Një shqiptar 37 vjeç është arrestuar së fundmi në Itali, pasi është kapur me një sasi të konsiderueshme kokaine. Ai udhëtonte me një makinë tip “Audi A2” së bashku me një rumune 40 vjeçe, kur është ndaluar nga Guardia di Finanzia në afërsi të Bolonjës për një kontroll. Sjellja nervoze e tyre bëri që efektivët të ushtronin një kontroll të hollësishëm në kokainë, raportojnë mediat lokale, pa bërë të ditur identitetin e dy të arrestuarve.
Me ndihmën e qenve anti-drogë, në makinë u gjetën rreth 2.5 kg kokainë. Nëse hidhej në treg, kjo sasi droge vlerësohet se do të gjeneronte 500.000 euro. Mediat italiane raportojnë se kishin marrë informacion për një sasi kokaine që do të posedohej nga shqiptari. Autoritetet kontrolluan banesën e tyre në Loniga dhe nuk gjetën lëndë narkotike. Hetuesit më pas kontrolluan automjetin e tyre dhe zbuluan kokainën të fshehur në një vend të modifikuar enkas në automjet. Gjoka dhe Ancuta u arrestuan dhe do të merren në pyetje për të zbuluar personat e tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Pas zbulimit të sasisë së kokainës, shqiptari dhe gruaja rumune u vunë në pranga.

Artikulli paraprakSi u masakrua i riu në Tiranë nga pronari dhe kamerieri i lokalit
Artikulli tjetër“Dështimi me sukses” i shërbimit të hemodializës