Kapet në Bari me 3.5 kg drogë, në pranga shqiptari

Një sasi prej 3.5 kg lëndë narkotike nga Shqipëria, u sekuestrua nga Policia italiane në Bari. Lënda narkotike ishte mbështjellë me materiale plumbi për të shmangur skanerat në pikat e kalimit kufitar. Droga ishte fshehur në pjesën e parakolpit të mjetit. Në pranga ka përfunduar një shtetas nga Shqipëria, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
Sipas mediave lokale në Bari, automjeti me drogën kishte mbërritur me traget nga Shqipëria dhe panelet e plumbit ishte bërë për të shmangur kontrollin e skanerëve në doganë. Shqiptari i arrestuar është dërguar në burgun e Barit. Mënyra e fshehjes së drogës ka habitur hetuesit, duke zbuluar kështu një metodë të re që shmang kontrollet. Hetimet për rastin janë në progres për të zbuluar bashkëpunëtorët e mundshëm.
Ndërkohë, një ditë më parë, autoritetet italiane kanë arrestuar një shqiptar për trafikim të lëndëve narkotike. Ramazan Malo, 52 vjeç, u ndalua gjatë një kontrolli normal nga Policia në Sardenjë. Atij iu bllokuan në makinën e tij 1.5 kg heroinë të ndara në 3 pako. Në një kontroll tjetër në shtëpinë e Malos autoritetet sekuestruan 1 kilogram kokainë. Sipas mediave, lënda narkotike e sekuestruar është e cilësie së pastër dhe nëse do të hidhej në treg do të siguronte të paktën 500.000 euro.

Exit mobile version