Kapet në Itali gomonia me 5 milionë euro drogë, kush janë 2 skafistët shqiptarë të arrestuar

Guardia di Financa në Itali sekuestroi një gomone me gjysmë ton kanabis, ndërsa në pranga ranë edhe 2 skafistët shqiptare. Droga ka një vlerë prej 5 milionë eurosh, ndërsa shqiptarët u përpoqën të arratiseshin kur motovedetat italiane nisën t’i ndiqnin.
Gjysmë ton hashash sekuestroi Guardia di Financa në Itali, ndërsa në pranga ranë edhe 2 skafistët shqiptarë.
Lënda narkotike u sekuestrua në një gomone 7 metra të gjatë në brigjet e Leçes, ndërsa të arrestuarit, me inicialet S.K. 45 vjeç dhe S.F. 34 vjeç akuzohen për “trafik ndërkombëtar të drogës”.
Lënda narkotike peshonte mbi 500 kg dhe vlera e saj në treg përllogaritet mbi 5 milionë euro. Në operacion janë angazhuar forcat e Guardia di Financës, që janë përfshirë në operacionin “Themis 2018”, pranë agjensisë europiane Frontex.
Dy skafistët shqiptarë u përpoqën të arratiseshin drejt brigjeve të San Cataldos, por ndërhyrja në kohë e forcave policore, mundësoi edhe arrestimin e tyre dhe sekuestrimin e gomones me drogë.

Momentalisht po kryhen hetime për vendin e origjinës së hashashit, ndonëse paraprakisht mendohet se skafi u nis nga brigjet shqiptare dhe droga ishte kultivuar në Shqipëri.
Ndërkohë, SHÇBA arreston 2 punonjës në Stacionin e Policisë Kufitare për “Shpërdorim detyre”. Në Itali u kap një gomone me drogë dhe u arrestuan 2 trafikantët shqiptarë. Policia e Shtetit përmes informacioneve konfideciale mësoi se gomonia dyshohej se mund të përdorej për trafik.
Në këtë moment Policia njoftoi palën Italiane nëpërmjet Grupit të Kufirit Detar të Guardia di Finanza të vendosur në Durrës dhe Zyrës Ndërlidhëse të Policisë Shqiptare në Itali dhe ka nisur operacioni i ndjekjes nga ajri dhe deti, përfshirë misionin FRONTEX.
Në Itali janë arrestuar 2 trafikantët shqiptarë K. Skëndaj, 45 vjeç dhe F. Soda, 34 vjeç, për trafik ndërkombëtar droge. Marijuana e sekuestruar është rreth 500 kg.
Hetimet gjithashtu kanë dokumentuar se 2 punonjës të Policisë Kufitare në “Tri Port” nuk kanë kryer praktikën e rregullt ligjore për regjistrimin e mjetit lundrues tip gomone, i cili u kap në Brindizi me lëndë narkotike. Rezulton se mjeti lundrues, i cili figuron i regjistruar me dokumentacion në Stacionin Kufitar, ka hyrë në brendësi të Pikës “Tri Port” dhe pa u regjistruar ka dalë më pas në det.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA), Vlorë, arrestoi 2 punonjës të Stacionit të Policisë Kufitare në ‘Tri Port’, N/Komisar Bledar Kuçi me detyrë përgjegjës turni dhe Inspektor Idlir Ajazaj, me detyrë ndihmës kontrollor. Ndalimi i tyre është bërë për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”. Hetimet po vijojnë në bashkëpunim me palën Italiane.

Exit mobile version