Kreu i Grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, i ka kërkuar Prokurorisë të zbardhë, sepse qeveria mbrojti peshkaqenët e mëdhenj të 613 kg kokainë në këmbim të cironkave. Vasili përmes një postimi në rrjetet sociale pyet, sepse nuk heton Prokuroria se për ç’qëllim kryeministri bëri deklarata krejt të kundërta në raport me ministrin e Brendshëm për bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë. “Pse Prokuroria nuk flet dhe nuk arreston sabotuesit e zbulimit të peshkaqenëve të mëdhenj të rrjetit kriminal të 613 kg kokaine apo 180 milionë euro dhe devijimit të vëmendjes drejt cironkave,që e lenë rrjetin kriminal të paprekur dhe i hedhin hi syve opinionit publik”, shkruan Vasili.
Postimi i Petrit Vasilit
Prokuroria të zbardhë se pse qeveria mbrojti peshkaqenët e mëdhenj të 613 kg kokainës në këmbim të disa cironkave. Pse nuk heton Prokuroria se për ç’qëllim kryeministri bëri deklarata krejt të kundërta në raport me ministrin e Brendshëm për bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë.
Pse Prokuroria nuk flet dhe nuk arreston sabotuesit e zbulimit të peshkaqenëve të mëdhenj të rrjetit kriminal të 613 kg kokaine apo 180 milionë euro dhe devijimit të vëmendjes drejt cironkave,qëe lenë rrjetin kriminal të paprekur dhe i hedhin hi syve opinionit publik.
Pse nuk heton kush e lejoi këtë Arbër Çekajn të ikte nga Shqipëria kur kish dyshime,precedente etj., etj… Pse nuk heton Prokuroria se pse qeveria në momentin e zbulimit të drogës nuk kërkoi praninë e shërbimeve partnere ndërkombëtare për vazhdimin e operacionit me qëllimin e vetëm zbulimin e rrjetit kriminal dhe peshkaqenëve të vërtetë dhe jo cironkave të lëna enkas. Zbardhja e këtyre çështjeve është vija ndarëse mes njëProkurorie që lufton pa kompromis drogën,që godet peshkaqenët dhe jo cironkat dhe asaj prokurorie që bëhet bisht i qeverisë që mbron trafikun e drogës dhe peshkaqenët drejtues të saj.