Kapja e Kushtetueses, reagimi i fortë i Metës: Sjellje rrugaçërore dhe mafioze për kompetencat

Ilir Meta ka ashpërsuar tonet gjatë konferencës për shtyp kur tha se me një sjellje rrugaçërore dhe mafioze kërkohet t’i rrëmbehen kompetençat që ia njeh Kushtetuta Presidentit të Republikës.

Meta ka akuzuar edhe disa diplomatë të cilët i ka quajtur të korruptuar kur tha se dolën garant se nuk do të lihej Gjyykata Kushtetuese për asnjë çast jo funksionale, dhe argumentoi se ndryshe ka ndodhur.

“Presidenti nuk ka shprehur mungesë vullneti për të zgjedhur emrin e dytë, jemi në kushtet që jo vetëm ka vullnetin dhe dëshirën, por ka kërkuar dhe palajmëruar KED dhe Kuvendin që të merren vendime administrative për veprimet kushtetuese, që të mos kemi përplasje. Mund të fajësoni Presidentin që gabon Parlamenti, Parlamenti ka bërë edhe gabime më të rënda.

Nuk kishte pse e bënte në këtë mënyrë kur Presidenti ka bërë çdo gjë që GJ.K të ndërtohej në mënyrë sa më të shpejtë dhe në rrugën e duhur. Ne e kemi kusht ndërtimin e GJ.K nga Bundestagu dhe ndërkombëtarët.

Presidenti nuk merr përgjegjësitë e Kuvendit, kjo është përgjegjësi e tij në raport me Presidentin dhe qytetarët që procesi të jetë i plotë dhe i përgjeshgjshëm. Ky është një proces i paracaktuar, dhe ne e kemi paralajmëruar KED që mënyra e përzgjedhjes dhe e verpimit ishte mjaft e gabuar. Presidentin askush dhe për asnjë arsye nuk mund ta vendoosë në kushtet e shkeljes së Kushtetutës”.

“Nuk jam këtu për t’u marrë me thashetheme të turpshme që iu takojnë politikanëve që nuk kanë asnjë lloj dinjiteti as politik as familjar, mos prisni që unë të merrem me gjëra të tilla.

Ju përmendët një emër dhe është emri me CV-në më të pasur nga të gjithë kandidatët që ka sjellë KED. Dhe është një person i diskriminuar, është një person që ka patur kualifikimet më të larta. Presidenti nuk merret me asnjë individ.

E kam thënë edhe njëmijëherë edhe disa diplomatëve të korruptuar që ne kemi bërë një marrëveshje, që asnjë ditë Shqipëria nuk do të mbetet pa GJ.K funksionale, mund të kishte ndonjë vakancë, por jo të ishte jo funksionale me një anëtare të nderuar që i ka mbaruar mandate prej 3 vitesh.

Tani ndërtojnë një çështje me lojëra të tilla të turpshme ndaj kreut të shtetit, kryetarit të KLD-së, Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Presidentit të Republikës me të drejta kushtetuese që ia njeh, që asnjë rrugaç nuk e bën që të rrëmbejnë kompetencat që ia ka dhënë kushtetuata në mënyrë mafioze, kjo është e vërteta që duhet ta dijnë të gjithë shqiptarët.

Kur ata bëjnë lojëra me Presidentin e Republikës, mendoni se çfarë bëjnë me të gjithë ata që do të kenë problem në proceset gjyqësore”, tha Meta

Exit mobile version