Mirela Karabina, kandidate për deputete e Koalicionit Euroatlanik në ‘MCN Informacion’ ka komentuar para fushastën mes Ramës dhe Bashës për të cilën u shpreh se kryeministri është në siklet dhe se duhet të përgjigjet se ku i ka shokët.
Ajo tha se qytetarët duhet ta besojnë alternativën e Bashës sepse në çdo post që ai ka mbajtur ka qenë i suksesshëm dhe se ka mbështetjen brenda dhe jashtë vendit.
Sipas saj nëse Basha do ishte i parëndësishëm sigurisht që nuk do sulmohej, por ai është një nga liderët më të sulmuar sot.
“Basha në këtë çelje para fushatës ka fituar sepse strategjia që po ndjek ka zhbërë propagandën e Ramës që ka bërë në këto 12 vjet sepse ne e dimë që Rama duke i konsideruar shqiptarët si turma kur jemi në një shtet të korruptuar.
Basha me disa numra dhe vetëm një fjali e ka vendosur Ramën në siklet, me vetëm pyetjen ku i ke shokët dhe 7 herë 7 baraz 313 është një gjetje.
Basha po jep mesazhin se kjo qeverisje dhe shokët e Ramës janë përpara drejtësisë, në burg dhe se Rama po drejton një qeveri të korruptuar. Kjo gjetje e Bashës e ka lënë Ramën pa tekst. Kjo sot është qeverisja më e korruptuar që nga koha e Ismail Qemalit.
Edi Rama në përgjigjet që i jep Bashës duket që është në siklet të madh, si ajo shprehja që kërcen prifti nga belaja, sepse shokët e Ramës janë në burg, ndërsa ata të Bashës janë përballë qytetarëve.”
Më tej ajo shtoi se ata kanë ndërtuar një program dhe se njerëzit janë të zhgënjyer nga kjo klasë politikë.
“Basha nuk ka qenë ndonjëherë kryeministër, ka qenë në tre ministri të rëndësishme dhe kur ai ka qenë aty ka ndodhur pika kthese të rëndësishme, ai ka qenë një ministër i rëndësishëm. Ka nevojë vendi për një veting të politikanëve.
Qytetarët duhet të besojnë Bashën sepse në çdo post që ka pasur ka qenë i suksesshëm dhe qytetarët duhet ta besojnë këtë sepse nëse Basha do ishte i parëndësishëm sigurisht që nuk do sulmohej por ai është një nga liderët më të sulmuar dhe vjen me një ekip që me kundërshtarët bënë një diferencë të madhe.”