Karabina: Ndryshimi statutor që u bë të shtunën, goditje ndaj demokracisë. Legjitimon kthimin e një partie në parti familjare

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina tha në studion e MCN Live se Kuvendi i Rithemelimit i mbajtur në 2 dhjetor u përdor si mekanizëm kundër drejtësisë dhe SHBA-së.

Duke vijuar më tej, Karabina tha se ditën e shtunë është bërë një ndryshim statutor që legjitimon kthimin e një partie në një parti familjare.

Sipas Karabinës ndryshimi statutor është goditje e parimeve të demokracisë dhe të funksionimit të një partie, përqendrimin e vendimmarrjes në një grusht njerëzish pse jo dhe me lidhje familjare.

U mblodh një Kuvend që nuk është as në të mirën e demokratëve dhe as në të mirën e qytetarëve shqiptarë. Ky Kuvend po përdoret si mekanizëm kundër drejtësisë dhe SHBA-së.

Është bërë një ndryshim statutor që legjitimon kthimin e një partie në një parti familjare.

Nuk ka ndodhur asnjëherë që ndryshimet statutore të miratohen me një grupi aq të vogël, me 2/3 e Këshillit Kombëtar. Ata e thanë, ndryshimet statutore me 2/3 do të hyjnë në fuqi, pastaj do të ratifikohen në Kuvendin e ardhshëm.

Kjo është goditje e parimeve të demokracisë dhe të funksionimit të një partie, përqendrimin e vendimmarrjes në një grusht njerëzish pse jo dhe me lidhje familjare.

Në këtë Kuvend me këtë ndryshim statutor ata dëshmuan që kanë bërë një ndryshim të tillë, kanë goditur demokracinë. Një grupim që ka penguar PD, rotacionin politik, ka bërë zallamahi dy vjeçare që me këtë Kuvend, ka larguar dhe më shumë demokratët se kanë kuptuar se asgjë s’po bëhet për ta.

Ndryshimi statutor që është bërë është goditje e parimeve demokratike brenda një partie. Nuk ka ndodhur që ndryshimet statutore të mos bëhen nga një grup shumë më i madh.

PD në Kuvendin e 18 dhjetorit e ka zgjedhur rrugën e saj.

PD përgjatë këtyre 2 viteve ka dëshmuar koherencë në atë që po bën në 18 dhjetor PD ndahet nga e shkuara, do jetë pranë aleatëve.

Listat e anëtarësisë së PD kanë qenë fiktive dhe këtu mbajnë përgjegjësi për ata që e kanë përdorur.

Më tej, Karabina tha se PD-ja po riformatohet.

PD po riformatohet, jemi në zgjedhjen e strukturave, e përfundojmë në fund të dhjetor. Në janar kalojmë me kryetarët e degëve dhe sigurisht PD është mes njerëzve.

Politikbërja e fyetjeve, e sharjeve e britmave, dhe e humbjeve të njëpasnjëshme nuk është më pjesë e PD.

PD sot ekziston falë Lulzim Bashës që ka shpëtuar PD-në nga mosekzistenca e saj. Kjo që po ndodh tani është pikërisht për ta bunkerizuar PD-në, për ta futur në konflikt me SHBA-të, Britaninë dhe BE-në. Në zgjedhjet e 14 majit, Alibeaj ishte i vetmi që qëndroi dhe shpëtuam PD-në.

Exit mobile version