Karburanti në Lungomare me lejen e Ramës. Etja e pangopur për para e ka kthyer në vegël të oligarkëve

DEKLARATE E PARTISË DEMOKRATIKE, AGRON SHEHAJ

Për pikën e karburantit “Kastrati” në Lungomare, Edi Rama ka dhënë tokë publike, duke ua marrë qytetarëve të Vlorës për t’ia dhënë oligarkut.

Edi Rama prishi dhjetëra biznese me të cilat mbanin frymë qindra familje vlonjate, por nuk e preku karburantin. Pastaj ndryshoi planin e rregullimit të Vlorës që të lejonte rindërtimin e karburantit.

Pastaj fali tokën publike që karburanti të bëhej shumë i madh. Pastaj lejoi shkatërrimin e investimit publik që ishte bërë aty, përfshirë shkatërrimin e palmave dhe të trotuarëve.

Në fund, rrahu dhe dhunoi vlonjatët që ngritën zërin dhe protestuan kundër kësaj shëmtie buzë detit të bukur të Vlorës.

Duhet të jesh idiot të mendosh se të gjitha këto veprime kriminale, Edi Rama i ka bërë për ndonjë arsye tjetër veçse për para. Edi Rama çdo gjë e bën vetëm për para.

Etja e tij e pangopuar për para e ka kthyer në një vegël në duar të oligarkëve, të cilët po e përdorin për të grabitur dhe për t’u bërë pronarë të të gjithë Shqipërisë.

Përrallat me Gjykatë të Lartë janë fasadë: edhe po nuk shpronësoi dot tokën, mjaft që qeveria të mos i japë licensë karburantit dhe as leje ndërtimi për ndonjë gjë tjetër dhe aty mbetet çdo gjë e pandryshuar. Por Edi Rama është në shërbim të oligarkut dhe jo të interesit publik.

Në krahasim me portet, aeroportet dhe rrugët që Rama u ka falur oligarkëve, pika e karburantit vlen shumë pak, por ajo është një monument i babëzisë dhe plaçkitjes së pronës publike nga një kryeministër që ka braktisur krejtësisht popullin e tij.

Kjo babëzi e ka kthyer Shqipërinë në pronë të pak njerëzve që po e trajtojnë Shqipërinë dhe shqiptarët si koloni të tyre, duke i plaçkitur dhe dhunuar.

Ata që guxojnë të ngrenë zërin, i censurojnë, i përflasin dhe njollosin me shpifje dhe gënjeshtra, i kërcënojnë dhe i dhunojnë me anë të mercenarëve të tyre nga brenda partive politike, në media e deri në botën e krimit.

Që Shqipëria të ndryshojë nuk duhet larguar vetëm Edi Rama, por duhet t’i pritet rruga edhe këtyre biznesmenëve të kriminalizuar.

Artikulli paraprakJorida Tabaku publikon shifrat: 100 000 biznese të vogla dhe 500 000 të punësuar janë në mëshirë të fatit
Artikulli tjetërPasi kërkoi përgjysmimin e pagave dhe pensioneve, Beqja i sulet mejkut që reagoi ndaj tij