Karlos Baka shpëtimtari i Milanit

MILAN, ITALY - JANUARY 31: Carlos Bacca of AC Milan celebrates his goal during the Serie A match between AC Milan and FC Internazionale Milano at Stadio Giuseppe Meazza on January 31, 2016 in Milan, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Goditja me të djathtën e Karlos Bakës që ju mundëson edhe një herë tifozëve të Milanit të lëshojnë britmën e gëzimit të golit, një gol që vjen pas 36 minutave të Milan-Lazio. Është goli që i jep drejtim ndeshjes dhe ka efektin e zgjimit të një skuadre të topitur dhe mbi të gjitha efektin e largimit të mendimeve negative nga mendja e tifozëve kuqezinj. Ndoshta mendimet e këqija do të kthehen sërish, por të paktën për atë natë, janë të gjitha të shkelmuara nga kryegolashënuesi i Milanit. Ashtu siç ndodhi dhe ndaj Torinos dhe Sampdorias, Baka zhbllokon rezultatin dhe rezulton edhe një tjetër herë deçiziv. Në javën e pestë të kampionatit është në kuotën e 5 golave me 8 gjuajtje që ka realizuar në total dhe të 9 pikët e Milanit kanë përsipër firmën e tij.
Dy muaj më parë, Baka ishte drejt largimit nga Milani, u mbajt madje jashtë turneut në Amerikë, dukej një hap larg West Hamm, por pastaj refuzoi pasi edhe pse Milani ndikohej nga 30 milionë eurot e ofruara, vetë sulmuesi donte një skuadër që t’i ofronte Championsin. Në fund qëndroi te Milani, për fatin e skuadrës që ishte e gatshme ta sakrifikonte në merkato dhe tani mund të mbështetet te një nga sulmuesit më të mirë të Serie A.
Pas tregolëshit ndaj Torinos, Baka ndihej i lehtësuar pasi siç u shpreh këtë sezon furnizohej me më shumë topa, pati rënie ndaj Napolit e Udinezes dhe me Sampdorian e nisi nga stoli dhe gjeti golin duke i dhënë fitoren Milanit për fatin e Montellës, kjo pasi te kuqezinjtë spektakël shihet pak, ndërsa golat e Bakës vijnë me vazhdimësi.
Milan mori fitoren e dytë radhazi në kampionat pasi mundi 2-0 Lazion në “San Siro”, në një ndeshje të veçantë mbi të gjitha për Thomas Strakoshën që debutoi në Serinë A në një prej klasikeve të këtij kampionati. Portieri i kombëtares kuqezi bëri një paraqitje shumë të mirë në Milano duke evituar në më shumë se një rast golin gjithsesi përballë Milanit ishte e vështirë për skuadrën e tij, në një stadium ku nuk fiton prej 27 vjetësh. Karlos Baka ishte ai që zhbllokoi ndeshjen në të 37-tën teksa i gjendur përballë Strakoshës nuk gaboi.
1 minutë më pas Thomas bëri një pritje të mirë, ndërsa në të 45-tën  realizoi një superndërhyrje. Para pushimit vendasve ju anulua dhe një gol për faull pikërisht ndaj Strakoshës. Në pjesën e dytë Milani kontrolloi ndeshjen dhe arriti të gjejë dhe golin e dytë me Niang nga pika e bardhë.
Me këtë fitore, Milani barazoi në renditje Juventusin ndërsa parakaloi Lacion.

Exit mobile version