Karteli Rama-Marku shkarkon kreun e Krimeve të Rënda për të penguar arrestimin e Tahirit

Karteli i drogës Rama-Arta shkarkon kreun Prokurorisë së Krime të Renda për të mos arrestuar Tahirin. Vetëm 24 orë pasi mori në pyetje shoferin e Tahirit për hetimet ndaj drogës, vegla e Ramës, Arta Marku shkarkoi drejtuesin në Prokurorinë e Krimeve të Renda, Hajdarmata. Shkarkimi i Hajdarmatajt që ishte në kry të hetimeve ndaj ish-ministrit të Brendshem, Saimir Tahiri ka ndodhur në një kohë kur pritej arrestimi i tij.
Pyetur nga BIRN, Hajdarmataj tha se nuk kishte ndonjë informacion më konkret mbi shkaqet e shkarkimit, por theksoi se çështja më e rëndësishme që kishte deri para shkarkimit në duar ishte ajo e ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Sipas Hajdarmatajt, shkarkimi nga posti i kreut të prokurorisë nuk sjell automatikisht heqjen e dosjes së Tahirit nga përgjegjësia e tij.
“Motivacioni nuk ishte shumë i qartë por besoj se kishte të bënte me dhënien e një hovi të ri apo impulsi më të madh të punës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ishte një urdhër që më shkarkonte mua nga ana e drejtimit të prokurorisë së Krimeve të Rënda, dhe në zbatim të tij, tani i bie që unë jam një prokuror i thjeshtë në këtë prokurori”, tha Hajdarmataj.

Artikulli paraprakLondra shpallet qyteti më i mirë në botë për studentët
Artikulli tjetërBasha: Marku do të përgjigjet personalisht, instrument kriminal i Ramës