Ndërsa hetimet po vijojnë intensivisht për 1.3 tonelatat e drogës të kapuar në magazinën e Dervenit në Thumanë të gjitha rrugët të çojnë tek ngushtimi i lakut të kryebashkiakut trafikant të Krujës, Artur Bushi, i cili qëndron pas asaj perandorie droge që ka ngritur në të gjithë zonën.
Do të jenë hetimet ato që do të thonë fjalën e fundit, por në këtë operacion, ndryshe nga operacionet e tjera është mundur të arrestohen drejtuesit që koordinonin punën në magazinën e drogës. Aq më shumë që hetimi sipas Prokurorisë është shtrirë në një hark të gjatë kohor ku pritet të ketë surpriza të tjera gjatë ditëve të ardhshme.
Prokuroria për Krimet e Rënda zbardh rolet e 11 të arrestuarve gjatë aksionit të sekuestrimit të 1.3 tonë kanabis në Krujë, ditën e mërkurë. Sipas hetuesve, organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale janë tre anëtarët e fisit Gjokeja, Gjovalini, Aureli dhe Gazmiri, të cilët u arrestuan në një lokal në një zonë larg magazinave të drogës.
Ata ishin në përgjim prej korrikut nga Prokuroria dhe gjatë kësaj kohe është dokumentuar e gjithë veprimtaria e tyre.
Gjokeajt, sipas Prokurorisë, janë filmuar duke hyrë në kapanone dhe janë përgjuar në telefona, ku janë kapur biseda të ndryshme për trafikimin e drogës.
Kujtim Rexhepi, rezulton se është pronari i dy ambienteve, të cilat janë përshtatur për tharjen e lëndës narkotike dhe presimin e saj. Pjesa tjetër e të ndaluarve ishin të punësuar në transportin e drogës nga parcelat në magazina dhe paguheshin nga 30-50 mijë lekë të vjetra në ditë.
Burimet bëjnë me dije se në kapanone punonin afro 30 persona, njerëz të besuar të organizatorëve, të cilat ishin shumica gra. Pjesa më e madhe e punës kryhej natën.
ABC News me anë të një skeme grafike tregon vendndodhjen e magazinës, shumë pranë rrugës nacionale dhe jo larg zyrës së kryetarit të Bashkisë së Krujës, i akuzuar nga opozita si drejtues i këtij rrjeti. Gjithashtu skema tregon edhe largësinë e kësaj magazine me Policinë e Fushë¬-Krujës dhe vendit të uljes së avionit në Ishëm.
Sasia e drogës prej 1300 kg hashash e sekuestruar pasditen e së martës në Derven të Krujës ndodhej në këtë magazinë të përshtatur për procesin e tharjes së kanabisit. ABC News ka ndërtuar me grafik, vendndodhjen e saj, që siç duket është vetëm 100 metra nga rruga kombëtare Fushë-¬Krujë–Thumanë. Edhe pse brenda saj punonin çdo ditë mbi 30 gra, ajo nuk kishte rënë në sy të policisë lokale. Opozita, publikisht ka akuzuar si drejtues të këtij rrjeti dhe pronar të kësaj sasie droge kryetarin e Bashkisë së Krujës, Artur Bushi. Zyra e të cilit ndodhet vetëm 8 km larg vendit ku është gjetur sasia e drogës. Por edhe posta e policisë që ndodhet në Fushë¬-Krujë ndodhet në një distancë shumë të afërt, vetëm 3.5 km larg saj dhe përsëri asnjë informacion nga policia për këtë kapanon të tharjes së hashashit.
Dyshimet janë se edhe avioni i rrëzuar në Ishëm të Durrësit si pasojë e dëmtimit të rrotës, mund të ketë ardhur për të transportuar drogën që është kultivuar në zonën e Krujës, ku nuk përjashtohet edhe rasti i Dervenit. Sipas kësaj grafike, largësia nga vendi ku u gjet sasia prej 1.3 ton drog me pistën e përshtatur për uljen e avionëve të vegjël në Ishëm ndodhet vetëm 14 km larg. Pavarësisht këtyre të dhënave, ligji ngarkon me përgjegjësi penale të gjithë ata kryepleq apo drejtus të njësive administrative, të cilët nuk denoncojnë kultivimin e hashashit në zonat e tyre.
Ndërkohë vetë policia në disa raste selektive, ka pezulluar drejtues policie për shkak të lejimit të ngritjes së parcelave të hashashit në zonat e tyre, por që në rastin e Fushë-¬Krujës nuk kemi një veprim të tillë nga policia. Për këtë sasi droge, me urdhër të Prokurorisë, tashmë janë arrestuar 11 persona, të dyshuar si organizatorë, financues, kultivues, transportues, punëtorë dhe roje të kësaj magazine të përjashtuar për tharjen dhe krasitjen e hashashit. Sekuestrimi i 1.3 ton drogë në Krujë, zbardhen rolet e 11 të arrestuarve. Prokuroria për Krimet e Rënda zbardh rolet e 11 të arrestuarve gjatë aksionit të sekuestrimit të 1.3 ton kanabis në Krujë, ditën e mërkurë.
Sipas hetuesve, organizatorët e kësaj veprimtarie kriminale janë tre anëtarët e fisit Gjokeja, Gjovalini, Aureli dhe Gazmiri, të cilët u arrestuan në një lokal në një zonë larg magazinave të drogës. Ata ishin në përgjim prej korrikut nga Prokuroria dhe gjatë kësaj kohe është dokumentuar e gjithë veprimtaria e tyre. Gjokeajt, sipas Prokurorisë, janë filmuar duke hyrë në kapanone dhe janë përgjuar në telefona, ku janë kapur biseda të ndryshme për trafikimin e drogës. Kujtim Rexhepi, rezulton se është pronari i dy ambienteve, të cilat janë përshtatur për tharjen e lëndës narkotike dhe presimin e saj. Minoreni me inicialet E.N mësohet se do të lirohet. Ndërsa pjesa tjetër e të ndaluarve ishin të punësuar në transportin e drogës nga parcelat në magazina dhe paguheshin nga 30-¬50 mijë lekë të vjetra në ditë. Burimet bëjnë me dije se në kapanone punonin afro 30 persona, njerëz të besuar të organizatorëve, të cilat ishin shumica gra. Pjesa më e madhe e punës kryhej natën.
Magazina me kontratë me OSHEE
Magazina e drogës vijonte aktivitetin me “letra” të rregullta. Brenda magazinës punohej për tharjen e drogës me ventilatorë, të cilët natyrisht që vihen në punë përmes energjisë elektrike. Kjo ngre një sërë pyetjesh. A faturohej magazina e drogës në faturat e OSHEE si objekt biznesi? Nëse nuk kemi fatura të OSHEE, atëherë kemi të bëjmë me një tjetër rast flagrant të vjedhjes së energjisë elektrike. I mbetet OSHEE të sqarojë pozicionin e saj në raport me këtë magazinë droge. Ajo e ushtronte aktivitetin vetëm 100 metra larg rrugës nacionale, vetëm tre kilometra larg nga Komisariati i Policisë dhe çuditërisht në vendin ku ndodhej pranë edhe zyra elektorale e Bushit gjatë fushatës elektorale.