Gjykata e Arbitrazhit Sportiv i redukton skualifikimin Michel Platini nga 6 në 4 vjet në lidhje me çështjen për pagesën prej 2 milionë eurosh që i ishte bërë nga FIFA e Blatter, siç pretendoi Platini për një konsulemcë nga ana e tij. Mjaft i rëndsishëm është fakti se avokatët e Michel Platini bënë të ditur zyrtarisht lajmin se francezi do të japë dorëheqjen nga presidenca e UEFA-s me rastin kongresit të ardhshëm të organizmit europian të futbollit.
21 dhjetorin e kaluar Platini u pezullua për 8 vjet, bashkë me ish-presidentin e FIFA-s, Sepp Blatter, pas hetimit në lidhje me pagesën prej 2 milionë frangash zvicerane që ju krye në vitin 2011 francezit nga ana e FIFA-s për një shërbim të kryer një dekadë më parë. Vendimi më pas u reduktua në 6 vjet pezullim në Komisionin e Apelit të FIFA-s në shkurtin e kaluar.
Mishel Platini do të japë dorëheqjen nga drejtimi i UEFA-s. Presidenti i shtëpisë më të madhe të futbollit në Evropë deklaroi se do të lërë postin e tij pas vendimit të dalë nga KAS. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka vendosur ditën e sotme përjashtimin e tij për katër vitet e ardhshme nga UEFA, pas skandalit të 2 milionë frangave zvicerane që Blater i kishte dhënë atij.
Menjëherë, pasi është mësuar me vendimin, zyra e avokatisë së francezit ka njoftuar që Mishel Platini do të japë dorëheqjen si president i UEFA në kongresin e ardhshëm të organizatës.